Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i PDK-së i reagon Kurtit: S’ekziston detyrimi që të pritet 72 orë për Projektligjin për Specialen

06/10/2026 - 17:09
në Lajme
A A
Avokati i PDK-së i reagon Kurtit: S’ekziston detyrimi që të pritet 72 orë për Projektligjin për Specialen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i angazhuar nga PDK-ja, Faton Fetahu, ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me procedurën e shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Fetahu ka kundërshtuar pretendimin se Projektligji nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë nga leximi i parë, duke thënë se një qëndrim i tillë është juridikisht i paqëndrueshëm.

“Duke marrë shkas nga deklarata e sotme e Kryeministrit Albin Kurti lidhur me pretendimin se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk mund të shqyrtohet në lexim të dytë pa kaluar 72 orë nga leximi i parë, si dhe nga referimi i tij në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 9 janarit 2026, vlerësoj se një qëndrim i tillë është tërësisht i paqëndrueshëm juridikisht dhe devijon qartazi nga konstatimet që vetë Gjykata Kushtetuese ka dhënë në atë Aktgjykim”, ka shkruar Fetahu në një postim në Facebook.

Sipas tij, afati prej 72 orësh buron nga neni 85 i Rregullores së Kuvendit, ndërsa neni 123 mundëson shmangien nga afatet procedurale.

“Afati prej 72 orësh buron nga neni 85 i Rregullores së Kuvendit, i cili rregullon institutin e veçantë të procedurës së përshpejtuar. Mirëpo, kjo nuk është rruga e vetme që njeh Rregullorja. Neni 123 përcakton shprehimisht se, me propozim të së paku gjashtë deputetëve dhe me votën e dy të tretave të deputetëve të pranishëm, Kuvendi mund të vendosë për shmangie nga afatet procedurale. Pikërisht ky institut mund të zbatohet për fazën e shqyrtimit të dytë të këtij Projektligji”, ka thënë ai.

Fetahu ka kundërshtuar edhe referimin në ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024.

“Edhe referimi në ligjet e miratuara më 5 dhjetor 2024 është juridikisht i pasaktë. Si avokat i autorizuar i PDK-së në procedurat kushtetuese ndaj atyre ligjeve, theksoj se Gjykata Kushtetuese nuk i shpalli ato jokushtetuese për shkak se Kuvendi nuk kishte zbatuar procedurën e përshpejtuar të nenit 85. Përkundrazi, Gjykata konstatoi se nenet 85 dhe 86 nuk ishin aplikuar dhe se shumica parlamentare kishte keqpërdorur pikërisht nenin 123 për shmangien nga afatet”, ka shkruar Fetahu.

Ai ka sqaruar se, sipas tij, Gjykata Kushtetuese kishte kontestuar mënyrën e zbatimit të nenit 123 dhe jo ekzistencën e tij.

“Ajo që Gjykata sanksionoi ishte mënyra se si ishte zbatuar neni 123. Ligjet e 5 dhjetorit u proceduan në dy lexime brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, me vetëm 5 deri në 10 minuta për faza të veçanta të punës së komisioneve dhe me 20 deri në 45 minuta ndërmjet fazave të procedurës. Në atë mënyrë deputetëve, komisioneve parlamentare dhe vetë Kuvendit iu pamundësua shqyrtimi real dhe efektiv i projektligjeve. Gjykata nuk e kontestoi ekzistencën e nenit 123, por ajo kontestoi zbatimin e tij në një mënyrë që e zbrazte procedurën parlamentare nga përmbajtja e saj kushtetuese”, ka thënë ai.

Avokati i PDK-së ka bërë dallim mes situatës së sotme dhe asaj të ligjeve të miratuara më 5 dhjetor 2024.

“Situata e sotme është thelbësisht tjetër. Materialet e Projektligjit për Dhomat e Specializuara u janë shpërndarë deputetëve të shtunën, më 3 tetor 2026, ndërsa leximi i parë është zhvilluar dhe përfunduar të hënën, më 5 tetor. Deputetët kanë pasur rreth 48 orë për shqyrtimin e materialit para leximit të parë, ndërsa sot kërkohet vetëm zhvillimi i fazës që çon në leximin e dytë”, ka shkruar Fetahu.

“Prandaj, nëse Kuvendi sot miraton shmangien sipas nenit 123 dhe u siguron deputetëve dhe komisioneve kohë reale për paraqitjen e amendamenteve, shqyrtimin në komisionin përgjegjës, vlerësimin nga komisionet përkatëse dhe përgatitjen e raportit për seancë, nuk ekziston pengesë juridike që Projektligji të shqyrtohet dhe të votohet në lexim të dytë edhe sot”, ka deklaruar ai.

Fetahu ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar që 72 orë duhet të kalojnë domosdoshmërisht ndërmjet dy leximeve në çdo rrethanë.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur se ndërmjet dy leximeve duhet të kalojnë domosdoshmërisht 72 orë në çdo rrethanë. Ky afat i përket nenit 85. Ndërkaq, neni 123 ekziston pikërisht për t’i mundësuar Kuvendit shmangien nga afatet procedurale, me kusht që të ruhet shqyrtimi efektiv parlamentar”, ka shkruar ai.

“Për këtë arsye, analogjia me 13 ligjet e shpallura jokushtetuese është e pabazuar. Atje u cenua procesi parlamentar duke i reduktuar dy leximet dhe punën e komisioneve në disa minuta. Këtu leximi i parë është përfunduar dje, materialet janë në dispozicion të deputetëve që nga e shtuna dhe ekziston kohë efektive që komisionet ta kryejnë shqyrtimin e tyre gjatë ditës”, ka thënë Fetahu.

Në fund, ai ka përsëritur qëndrimin se Projektligji mund të shqyrtohet në lexim të dytë edhe gjatë ditës së sotme.

“Në aspektin juridik, pra, nuk ekziston detyrim që të pritet deri të enjten. Projektligji mund të shqyrtohet në lexim të dytë edhe sot, nëse ekziston vullneti parlamentar për ta zbatuar nenin 123 në përputhje me standardin që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar Fetahu.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Vjen reagimi i menjëhershëm i Muratit pasi Bekim Sejdiu tha se u tërhoq nga gara për president

Vjen reagimi i menjëhershëm i Muratit pasi Bekim Sejdiu tha se u tërhoq nga gara për president
06/10/2026 - 16:59

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së Bekim Sejdiut, kandidatit për president, i cili e rikonfirmoi se është tërhequr nga gara për të parin e...

Më shumëDetails

Behrami pas konferencës së Kurtit: Përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve

Behrami pas konferencës së Kurtit: Përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve
06/10/2026 - 16:52

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit foli për çështjen e presidentit. Behrami ka kritikuar Kurtin,...

Më shumëDetails

Sejdiu: S’e konsideroj të denjë të zgjidhem President vetëm për t’i shmangur zgjedhjet

Sejdiu: S’e konsideroj të denjë të zgjidhem President vetëm për t’i shmangur zgjedhjet
06/10/2026 - 16:49

Profesori universitar, Bekim Sejdiu, i cili në shtator u tërhoq nga kandidatura për President, tha sot se nuk konsideron se është e denjë që ai të zgjidhet shef...

Më shumëDetails

Kurti për intervenimin e policisë: Janë shumë më tolerantë sesa kur organizoja unë protesta

Kurti për intervenimin e policisë: Janë shumë më tolerantë sesa kur organizoja unë protesta
06/10/2026 - 16:36

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një konference për media është deklaruar për protestat e djeshme në Prishtinë. Kurti, fillimisht tha se ai ka qenë në Kuvend ‘’deri...

Më shumëDetails

Kurti – gazetarëve: Mos hupni kohë me mu, tash shkoni te Bedri Hamza

Kurti – gazetarëve: Mos hupni kohë me mu, tash shkoni te Bedri Hamza
06/10/2026 - 16:30

Kryeministri Albin Kurti ka përfunduar konferencën e sotme për gazetarë, duke ia lënë një porosi atyre. “Kemi shumë punë tash, po edhe ju mos hupni kohë me mu....

Më shumëDetails

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje
06/10/2026 - 16:28

Pavarësisht se në konferencën e sotme Albin Kurti përdori sërish emrin e profesor Bekim Sejdiut duke i kërkuar marrëveshje PDK-së e Bedri Hamzës për Sejdiun president, ky i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1016 Shpërndaje
    Shpërndaje 406 Tweet 254
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Kurti – Hamza

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë