Banorët e fshatit Shalc të Vushtrrisë po e kanë të vështirë kalimin rrugëve të vendbanimit të tyre, pas reshtjeve të borës gjatë ditëve të kaluara.
Lexuesit e Veriu.info nga ky fshat i Vushtrrisë, kanë dërguar foto ku shihet rruga e tyre që është në gjendje vështirë të kalueshme për shkak të akullit të madh dhe sasisë së madhe të borës.
Ndryshe, mirëmbajtja e rrugëve lokale është përgjegjësi e komunës, e cila duket se nuk ka arritur që t’i pastroj gjitha rrugët nga bora./Veriu.info














