Deputeti i VV’së, Ilir Kërçeli, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7, është deklaruar lidhur me disa pamje të Glauk Konjufcës nga seanca e djeshme të cilat morën vëmendje.
Kërçeli ka thënë ishte nga lodhja dhe se Konjufca është gëzuar nga zgjedhja e Justina Pula-Shirokës presidente.
‘’I pash disa pamje në media online, nuk mendoj që ka pas diçka zoti Konjufca, normalisht të gjithë kemi qenë të tensionuar gjatë gjithë ditës dhe normalisht që mund të ketë qenë pak edhe lodhja, prej mëngjesit kemi qenë në objektin e Kuvendit, po ashtu edhe ditën e hënë ishte i njëjti rast. Unë mendoj që Konjufca e ka mirëpritur këtë zgjedhje, mendoj se normalisht edhe ai ka qenë i gëzuar për faktin se Republikës së Kosovës tanimë po ofrohen institucione stabile. Mendoj që ato kanë mundur me qenë momente kështu të kapura nga kamerat, por më shumë ka qenë lodhja’’, ka thënë Kërçeli.












