Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pezullimi nga puna i 7 zyrtarëve të MASh – çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri

26/11/2026 - 16:43
në Kryesore, Lajme
A A
Pezullimi nga puna i 7 zyrtarëve të MASh – çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në tetor të këtij viti, Ministria e Arsimit ka pezulluar nga puna shtatë zyrtarë të saj. Pesë prej tyre janë të përfshirë në një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale më 31 dhjetor 2025, lidhur me dyshimet për dallavere në procedurat e tenderimit të kësaj ministrie.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale janë të akuzuar: Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu, Naim Demiri e Arberita Mehmetaj.

Detaje nga aktakuza

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj 15 personave, përfshirë 12 zyrtarë dhe biznesmenë si dhe tre kompani, për manipulime në tenderë të Ministrisë së Arsimit, ku sipas hetimeve produktet janë paguar deri në 1,557 për qind më shtrenjtë se vlera reale e tregut.

Sipas PSRK-së, në projektin e prokurimit “Blerja e pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, zyrtarë të MASHTI-t kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke kontraktuar furnizime me çmime shumëfish më të larta gjatë periudhës 2019–2021

Sipas aktakuzës së ngritur më 30 dhjetor 2025, zyrtarët e MAShT-it, në bashkëpunim me pronarët e kompanive “A & F Projekt”, “Fabrika e Mobileve Standard” dhe “Shkëmbi-Gllarevë”, kanë manipuluar proceset e prokurimit gjatë viteve 2021-2024.

Hetimet zbulojnë një fakt tronditës: pajisjet e blera për laboratorë janë faturuar me çmime astronomike. Në disa raste, produktet janë paguar nga shteti me çmime që ishin 1557% deri në 1900% më të larta sesa vlera e tyre reale në treg. Ky fryrje artificiale e çmimeve ka bërë që vetëm në dy kontrata kryesore, dëmi të llogaritet mbi 5.4 milionë euro.

Në mesin e të akuzuarve është edhe Arberita Mehmeti, zyrtare e prokurmit.

Paramasat u manipuluan dy ditë para afatit për të kufizuar konkurrencën, për çka akuzohet Arberita Mehmeti?

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zbuluar manipulime në një aktivitet të prokurimit të Ministrisë së Arsimit gjatë vitit 2020, ku lista e parë e paramasave me 887 pozicione ishte ndryshuar në mënyrë thelbësore vetëm dy ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e tenderëve.

Sipas të dhënave të siguruara nga sistemi zyrtar e-Prokurimi, lista fillestare ishte ngarkuar më 6 nëntor 2020 në ora 16:04 nga e pandehura Arberita Mehmeti, ndërsa pas 12 ditësh, më 23 nëntor 2020 në ora 23:43 – jashtë orarit zyrtar – ishte zëvendësuar me një listë tjetër me përmbajtje krejtësisht të ndryshme.

Prokuroria thekson se ndryshimi i përshkrimit të artikujve ishte thelbësor dhe në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, pasi në raste të tilla ligji kërkon shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertave për së paku 10 ditë – gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas ekspertizës së prokurimit, ky veprim përbën shkelje të parimit të barazisë në trajtim dhe mosdiskriminimit të operatorëve ekonomikë.

“Ky ndryshim nuk ka qenë transparent, ka reduktuar konkurrencën dhe ka diskriminuar operatorët ekonomikë, pasi fillimisht ata ishin informuar për artikuj krejtësisht të tjerë nga ata që u vendosën vetëm dy ditë para afatit përfundimtar,” thuhet në raportin e ekspertit.

Reduktimi i konkurrencës konfirmohet edhe nga kërkesa për sqarime e një operatori ekonomik, kompania “BE-NEE” SH.P.K., e cila kishte pyetur nëse sasia e paramasës ishte e saktë. Autoriteti Kontraktues ishte përgjigjur se paramasat do të rishikoheshin, por pa e informuar se ato do të ndryshoheshin realisht.

Sipas prokurorisë, kjo mungesë transparence dhe ndryshimi i fundit i paramasave i pamundësoi operatorit ekonomik të përgatiste ofertë, duke e diskriminuar drejtpërdrejt dhe duke kufizuar pjesëmarrjen në tender, shkruan Insajderi.

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë mbrojtjen e Arberita Mehmetit, e cila kishte pretenduar se lista e parë me 887 pozicione ishte ngarkuar gabimisht dhe se ndryshimi ishte bërë sapo ishte vërejtur gabimi.

E pandehura kishte pasur 12 ditë kohë për ta korrigjuar listën, por e kishte bërë këtë qëllimisht në minutat e fundit, jashtë orarit zyrtar, për të shmangur vëmendjen e operatorëve ekonomikë.

“Ndryshimi i paramasës në orën 23:43, vetëm dy ditë para afatit, nuk ishte rastësor, por veprim i qëllimshëm për të manipuluar procesin e prokurimit,” thuhet në aktakuzë.

Skemë e madhe krimi me tenderë, si funksionoi grupi i Ministrisë së Arsimit në Qeverinë Kurti II që dëmtoi buxhetin afro 6 milionë euro

Një aktakuzë voluminoze e Prokurorisë Speciale zbërthen një skemë të organizuar korrupsioni brenda Ministrisë së Arsimit. Përmes tenderëve të kurdisur, dokumenteve të falsifikuara dhe pranimit të rremë të pajisjeve, buxheti i shtetit u dëmtua për afro 6 milionë euro. Pajisje kineze u faturuan si evropiane, me çmime deri në 1900% më të larta se tregu.

Një skemë e mirëorganizuar e korrupsionit, falsifikimit dhe mashtrimit me paratë publike është zbardhur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përmes një aktakuze prej 154 faqesh, të siguruar nga redaksia jonë. Në qendër të këtij skandali janë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) e udhëhequr nga Arbërie Nagavci e emëruar nga Albin Kurti në qeverinë e tij të dytë dhe një grup biznesesh, të cilët dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 5.9 milionë euro përmes tenderëve për pajisjen e laboratorëve në shkollat e Kosovës.

Pajisje me çmime deri në 1900% më të larta se tregu

Sipas aktakuzës së ngritur më 30 dhjetor 2025, zyrtarët e MAShT-it, në bashkëpunim me pronarët e kompanive “A & F Projekt”, “Fabrika e Mobileve Standard” dhe “Shkëmbi-Gllarevë”, kanë manipuluar proceset e prokurimit gjatë viteve 2021-2024.

Hetimet zbulojnë një fakt tronditës: pajisjet e blera për laboratorë janë faturuar me çmime astronomike. Në disa raste, produktet janë paguar nga shteti me çmime që ishin 1557% deri në 1900% më të larta sesa vlera e tyre reale në treg. Ky fryrje artificiale e çmimeve ka bërë që vetëm në dy kontrata kryesore, dëmi të llogaritet mbi 5.4 milionë euro.

Mashtrimi me origjinën e mallit: Kina në vend të Bashkimit Evropian

Përveç çmimeve të fryra, grupi dyshohet se ka mashtruar edhe me cilësinë e mallit. Derisa kontratat kërkonin specifike që pajisjet të ishin me origjinë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE), kompanitë fituese, nën “vëzhgimin” e zyrtarëve të MAShT-it, kanë sjellë pajisje shumë më të lira dhe më pak cilësore nga Kina dhe Turqia.

Për të mbuluar këtë mashtrim dhe për të plotësuar kriteret e tenderit, të pandehurit akuzohen se kanë përdorur dokumente të falsifikuara, duke përfshirë kontrata fiktive me inxhinierë dhe vërtetime të rreme, për të krijuar iluzionin se kompanitë i plotësonin kushtet teknike.

“Bonusi” i paligjshëm prej 445 mijë eurosh për inflacion

Skema nuk u ndal me përfundimin e kontratave. Aktakuza specifikon se gjatë vitit 2024, zyrtarët e Ministrisë kanë autorizuar jashtëligjshëm pagesën e një shume shtesë prej 445,519.20 euro në emër të “kompensimit për inflacion”. Sipas prokurorisë, ky kompensim nuk lejohej për këtë lloj kontratash furnizimi, duke e konsideruar këtë si një goditje të pastër ndaj arkës së shtetit për të favorizuar bizneset e lidhura me grupin.

Kush janë të akuzuarit?

Në listën e 11 personave të akuzuar figurojnë emra kyç të administratës së MAShT-it dhe biznesmenë të njohur:

Zyrtarët e MAShT: Naim Demiri, Arberita Mehmetaj, Agim Berdynaj, Xhemajl Buzuku, Murtez Hasan Zekolli, Fadile Kokaj-Dyla dhe Fehmi Zylfiu. Ata akuzohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Biznesmenët: Agron Shala (A & F Projekt), Mërgim Limaj, Dashmir Limaj (Fabrika e Mobileve Standard), Ardian Berisha dhe Isah Elezaj (Shkëmbi-Gllarevë), të cilët akuzohen për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.

Dëmi total: Një goditje e rëndë për arsimin

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që përveç dënimeve me burg, të pandehurve t’u konfiskohet pasuria e fituar përmes këtyre veprave penale. Me një dëm total që i afrohet 6 milionë eurove, ky rast konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha ndaj integritetit të institucioneve arsimore në vend, ku mjetet që duhej të shkonin për modernizimin e shkollave, dyshohet se përfunduan në xhepat e një grupi të organizuar.

Si funksiononte krimi, sipas PSRK-së

Sipas aktakuzës, Naim Demiri (ish-udhëheqës i Divizionit të Prokurimit) dhe Arberita Mehmetaj (zyrtare e lartë e prokurimit) ishin “arkitektët” administrativë të skemës. Ata akuzohen se kanë manipuluar dosjet e tenderëve duke përfshirë kritere që favorizonin vetëm grupin e caktuar të kompanive. Roli i tyre ishte të siguronin që specifikimet teknike të përputheshin me atë që ofronin këto biznese, duke injoruar ofertat më të lira dhe duke lejuar që kontratat të nënshkruheshin me çmime deri në 1900% më të larta se vlera e tregut. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë injoruar mungesën e dokumentacionit të nevojshëm nga ana e kompanive fituese.

Agim Berdynaj, në cilësinë e personit përgjegjës për buxhet dhe financa në MAShT, kishte rolin e “gardianit” të fondeve që dështoi të vepronte. Ai akuzohet se ka autorizuar pagesat për këto kontrata duke qenë në dijeni për fryrjen e jashtëzakonshme të çmimeve. Një pikë kyçe e aktakuzës ndaj tij është lejimi i pagesës prej mbi 445 mijë eurove për “inflacion” në vitin 2024. Ky veprim konsiderohet i kundërligjshëm, pasi kontratat e furnizimit me mallra nuk e parashihnin dhe nuk e lejonin një kompensim të tillë, duke i shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë buxhetit.

Xhemajl Buzuku dhe Murtez Hasan Zekolli kishin rol tjetër. Këta zyrtarë kishin përgjegjësinë për të verifikuar në terren nëse pajisjet e laboratorëve ishin ato që ishin porositur. Sipas prokurorisë, ata kanë nënshkruar raporte të rreme të pranimit të mallit. Edhe pse kontrata kërkonte pajisje me origjinë nga vendet e Bashkimit Evropian, Buzuku dhe Zekolli akuzohen se kanë pranuar pajisje me origjinë nga Kina dhe Turqia, të cilat ishin të një cilësie shumë më të ulët. Duke nënshkruar këto procesverbale, ata i kanë hapur rrugë pagesës së plotë për mallra që nuk i përgjigjeshin kritereve të kontratës.

Sipas aktakuzës detyra e Fadile Kokaj-Dyla dhe Fehmi Zylfiu ishte vlerësimi i ofertave të bizneseve. Aktakuza thotë se ata kanë rekomanduar për kontratë konsorciumin e kompanive “A & F Projekt” dhe “Standard”, edhe pse këto kompani kishin dorëzuar dokumentacion të falsifikuar. Ata akuzohen se kanë mbyllur sytë para mospërputhjeve teknike dhe para faktit që inxhinierët e prezantuar në ofertë nuk kishin kontrata reale me firmat. Ky rol ishte kritik për të eliminuar konkurrencën e ndershme dhe për t’i shpallur fitues partnerët e tyre në krim.

Agron Shala, Mërgim e Dashmir Limaj, Ardian Berisha dhe Isah Elezaj nga ana e sektorit privat, e që akuzohen për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” kishin rolin e tyre te koordinimi i ofertave për të siguruar çmime fiktive dhe dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara (si kontrata pune të rreme dhe certifikata të manipuluara).

Ata dyshohet se kanë sjellë në Kosovë pajisje të lira lindore, duke i faturuar ato si prodhime evropiane me çmime astronomike. Përmes këtyre veprimeve, ata kanë përfituar miliona euro, të cilat prokuroria tani kërkon që t’u konfiskohen si pasuri e krijuar me vepër penale./Insajderi

OSE
Tags: Arberita MehmetajFadile DylaFehmi ZylfiuNaim DemiriXhemajl Buzuku

JU REKOMANDOJMË

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton gjashtë vendime

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
26/11/2026 - 16:40

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar gjashtë vendime që lidhen me programin legjislativ, emërimet në pozita të larta...

Më shumëDetails

“Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon”, Kurti i përgjigjet Rrahmanit rreth orientimit seksual

“Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon”, Kurti i përgjigjet Rrahmanit rreth orientimit seksual
26/11/2026 - 16:29

Kryeministri Albin Kurti, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, janë përfshirë në një debat sot në seancën e Kuvendit. Përplasja nisi pasi Rrahmani...

Më shumëDetails

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Çitaku thotë se PDK-ja ka ofruar zgjidhje, por LVV-ja nuk do bashkëpunim
26/11/2026 - 16:05

Ushtruesja e detyrës së kryetarit të PDK’së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka thënë se nisma e re për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale së...

Më shumëDetails

Limaj mohon ambiciet për kreun e PDK-së: Tema kryesore është Apeli në Hagë

Limaj: Kosova mund të humbasë rastin e Banjskës në tavolinën diplomatike
26/11/2026 - 15:09

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se s’ka ambicie për t’u bërë Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se tema kryesore për të është...

Më shumëDetails

Nga kandidatja e VV-së në Këshillin e Shkencës: Majlinda Bregasi përfituese e disa granteve nga Ministria e Kulturës

Nga kandidatja e VV-së në Këshillin e Shkencës: Majlinda Bregasi përfituese e disa granteve nga Ministria e Kulturës
26/11/2026 - 15:03

Majlinda Bregasi, ish-kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetëse publike e Albin Kurtit, tashmë është pjesë e Këshillit Kombëtar të Shkencës, pas miratimit të përbërjes...

Më shumëDetails

Haxhiu pranon rrezikun për fondet e BE-së: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

26/11/2026 - 14:40

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për të mos humbur fondet nga Plani i Rritjes i Bashkimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çfarë bëri vjehrra në momentin e vr’asjes? Avokati zbulon detaje ekskluzive se çfarë bëri Nurije Sylaj në ato momente

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë