Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Adrian Hila shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

07/10/2026 - 15:03
në ShowBiz
A A
Adrian Hila shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e video skandalit të kompozitorit Adi Hila.

Sipas informacioneve të bëra me dije nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo.

Sipas Hoxhës, në kuadër të kësaj çështjeje janë depozituar dy kallëzime në polici.

Hila ka bërë kallëzim me pretendimin se është hakeruar, ndërsa kallëzim ka bërë edhe këngëtarja Eli Fara, me pretendimin për shkelje të privatësisë.

Mbi bazën e këtyre dy kallëzimeve, çështja lidhet me disa vepra penale, konkretisht hyrjen e paautorizuar kompjuterike, sipas kallëzimit të Hilës, si dhe përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimin e pajisjeve kompjuterike, sipas kallëzimit të Eli Farës.

Ditën e djeshme vetë aktorja Monika Lubonja ka bërë me dije se ka ngritur kallëzim penal ndaj Adi Hilës.

Por, sipas informacioneve të bëra publike nga Anila Hoxha, Prokuroria ka shtuar në hetim edhe një vepër tjetër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.Kjo lidhet me një veprim të kryer gjatë hetimeve paraprake.

Sipas informacionit, policia ka tentuar të shikojë hard-diskun, por pasi e ka sekuestruar, ka konstatuar se prova ishte e dëmtuar.

Për këtë rrethanë, Hila ka deklaruar se e kishte shkatërruar vetë hard-diskun.

Sipas tij, arsyeja ishte se nuk ishte i sigurt se nga vinte ndërhyrja dhe kishte frikë se mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.

Tashmë, pas hedhjes së shortit, hetimi i çështjes do të ndiqet nga prokurori Julian Xhengo në Prokurorinë e Tiranës.

Kjo e fundit pas dokumentimit të çështjes, brenda pak orësh pritet t’ia lërë dosjen sërish policisë në dorë, duke i deleguar edhe detyrat përkatëse që ndihmojnë në hetimin e plotë të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Alba vjen me një tjetër paraqitje plot stil (Foto)

Alba Vukaj glamuroze nga Dubai
22/11/2026 - 13:35

Alba Vukaj po vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet e saj plot stil dhe elegancë. Bukuroshja së fundmi ka ndarë një fotografi ku shfaqet goxha joshëse. E veshur...

Më shumëDetails

Akili rrëfen për humbjen e shokut të ngushtë: Nichi ma kujton atë (VIDEO)

Akili rrëfen për humbjen e shokut të ngushtë: Nichi ma kujton atë (VIDEO)
22/11/2026 - 11:50

Akili ka ndarë me Vjollcën një nga momentet më të rënda të jetës së tij, humbjen e shokut të ngushtë, i cili ndërroi jetë kur ai ishte vetëm...

Më shumëDetails

Elijona Binakaj “ndez” Portugalinë, shfaqet në super formë me fustan të shkurtër!

Elijona reagon me ironi pasi një banore e BBVK refuzon ta përshëndesë!
22/11/2026 - 11:12

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka zgjedhur Portugalinë për të kaluar disa ditë larg angazhimeve të përditshme. Nga atje, ajo ka ndarë disa fotografi me...

Më shumëDetails

Selin dhe Gimbo i dërgojnë dron Vjollca Haxhiut në Big, ky ishte mesazhi për këngëtaren

Selin dhe Gimbo i dërgojnë dron Vjollca Haxhiut në Big, ky ishte mesazhi për këngëtaren
21/11/2026 - 19:47

Një surprizë e veçantë e ka pritur sot këngëtaren Vjollca Haxhiu brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”. Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin dhe...

Më shumëDetails

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj
21/11/2026 - 19:45

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar se në një periudhë të caktuar e kishte ndihmuar atë edhe financiarisht. Ai ka...

Më shumëDetails

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën
21/11/2026 - 14:45

Pas përfundimit të Prime-it të mbrëmshëm në Big Brother VIP Kosova 5, Fuego ka diskutuar me Bejtën dhe Erikun lidhur me deklaratat e Fatlumit ndaj Anjezës. Në qendër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • I merrte veturat me qira dhe tentonte t’i shiste si të importuara nga jashtë”, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë