Nelson Hysa dhe Agit Kabayel janë përballur dje për herë të parë “face to face”, në prag të duelit të tyre më 28 nëntor në Dusseldorf të Gjermanisë.
Hysa synon të shkruajë historinë e boksit shqiptar, duke luftuar për titullin e Kampionit të Botës dhe për të ngritur flamurin kuqezi në majën e këtij sporti, shkruan Indeksonlin
“Dëshira më e madhe e imja gjatë gjithë karrierës time ka qenë të shoh flamurin e Shqipërisë në sytë e gjithë botës. Falë Zotit dhe ekipit tim, sot po e përfaqësoj Shqipërinë aty ku legjendat kanë lënë emrin e tyre në përjetësi – në luftën për titullin e Kampionit të Botës.
“Po punojmë fort çdo ditë për ta sjellë titullin në shtëpi dhe për ta ngritur flamurin shqiptar për herë të parë në histori në majën e botës së boksit.
“Një ëndërr. Një flamur. Një histori. Për Shqipërinë. Për flamurin tonë. Për historinë. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Hysa në rrjetet sociale./Indeksonline/













