Një legjendë e futbollit spanjoll u pensionua.
Në moshën 39 vjeç, dhe pa kontratë që nga largimi nga Lazio qershorin e kaluar, Pedro Rodriguez njoftoi fundin e karrierës së tij në rrjetet sociale.
“Ndjej se ka ardhur koha. Koha për të ecur përpara dhe për të filluar një kapitull të ri në jetën time. Largohem krenar që e kam jetuar ëndrrën time dhe mirënjohës për të gjithë ata që më mbështetën për ta bërë atë realitet. Faleminderit futbollit që më bëtë kaq të lumtur “, shkroi ai.
Një lojtar ikonik për FC Barcelona në gjysmën e parë të viteve 2010, anësori fitoi çdo trofe të mundshëm si në nivel klubesh (3 Liga Kampionësh, 1 Ligë Europe, 5 tituj La Liga, 1 titull Premier League. Ai ishte edhe fitues i Kupës së Botës në vitin 2010 me Spanjën, poashtu fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2012.
Duke kaluar nëpër radhët e Barçës dhe më vonë duke luajtur për Chelsean, Romën dhe Lazion, Pedro bëri 834 paraqitje profesionale, duke shënuar 201 gola.












