Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

07/10/2026 - 16:18
në Lajme
A A
Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Gërvalla-Schwarz e ka cilësuar zgjedhjen e Shiroka-Pulës si vendosje të një gruaje me, siç ka thënë ajo, integritet dhe profesionalizëm të dëshmuar në krye të vendit.

Ajo ka thënë se tashmë institucionet i presin katër vjet punë për realizimin e premtimeve dhe përmbylljen e reformave që i konsideron të domosdoshme.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidenten e re të vendit, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, duke vendosur në krye të vendit përsëri një grua me integritet dhe profesionalizëm të dëshmuar.

Po tash kemi para vetes shumë punë. 4 vjet për të realizuar jo vetëm premtimet tona elektorale, por për të përmbyllur reformat e domosdoshme.

Na pret funksionalizimi i plotë i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Implementimi i pakos së ligjeve të reformës më të thellë dhe më të gjerë ndonjëherë në fushën e drejtësisë në vendin tonë, të cilat do ta transformojnë rrënjësisht gjyqësorin në Kosovë.

Vetingu në drejtësi, i cili është i domosdoshëm për rikthimin e besimit të qytetarëve.

Gjykata për Çështje Familjare; sepse prona, trashëgimia, dhuna në familje, divorci dhe alimentacioni nuk mund të presin me vite për një përgjigje nga drejtësia.

Digjitalizimi rrënjësor dhe i plotë i sistemit të drejtësisë. Nga dorëzimi online i padisë e deri te procedimi dhe zgjidhja e saj. Transparenca dhe shpejtësia janë të domosdoshme në fushën e drejtësisë.

Themelimi i Prokurorisë së re të specializuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, sepse përballë rrjeteve kriminale që cenojnë shtetin dhe rendin ligjor, edhe institucionet duhet të jenë në nivelin e detyrës.

Zyra për Hetime Disiplinore, për të rritur llogaridhënien dhe për të garantuar që shqetësimet për sjellje të papërshtatshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve të trajtohen me seriozitet, përgjegjësi dhe kontroll institucional.

Mbështetja e hetimeve dhe gjykimin e krimeve të luftës, si dhe përpjekjet për sjelljen para drejtësisë të kriminelëve që ushtruan gjenocidin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë.

Të gjithë këta hapa dhe këto reforma do ta bëjnë drejtësinë më të fortë, institucionet më të përgjegjshme dhe qytetarin më të sigurt.

Sepse pikërisht stabiliteti institucional që kemi sot duhet të kthehet në punë, në reforma dhe në rezultate.

Urime edhe njëherë presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve! Na priftë e mbara të gjithëve bashkë.

JU REKOMANDOJMË

Shtrëngimi i duarve dhe disponimi i mirë me Kurtin mbrëmë, ja çka thotë Bedri Hamza

Shtrëngimi i duarve dhe disponimi i mirë me Kurtin mbrëmë, ja çka thotë Bedri Hamza
07/10/2026 - 17:08

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar shtrëngimin e duarve me kryeministrin Albin Kurti, dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi mbrëmë arritën të merren vesh për cështjen...

Më shumëDetails

Prokuroria e Prishtinës për Veriu.info: Valon Lluka dyshohet për mashtrimi e shpërdorim të pasurisë së huaj, u ndalua për 48 orë

Prokuroria e Prishtinës për Veriu.info: Valon Lluka dyshohet për mashtrimi e shpërdorim të pasurisë së huaj, u ndalua për 48 orë
07/10/2026 - 16:59

Në media është raportuar për arrestimin nga Policia e Kosovës të Valon Llukës, ish drejtorit të kompanisë Mabetex Holding. Arrestimin e Valon Llukës në një prononcim për Veriu.info...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës arreston Valon Llukën, ish-drejtor i Mabetex Holding të Behgjet Pacollit

Policia e Kosovës arreston Valon Llukën, ish-drejtor i Mabetex Holding të Behgjet Pacollit
07/10/2026 - 16:45

Valon Lluka është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, sipas informacioneve fillestare. Kështu ka raportuar portali Arbresh.info që është i afërt me familjen Pacolli. Ndryshe, Valon...

Më shumëDetails

Kurti: Kemi presidente të re, ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetorit

Kurti: Kemi presidente të re, ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetorit
07/10/2026 - 16:25

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës, vendi ka përpara punë të shumta dhe projekte të reja, duke e...

Më shumëDetails

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
07/10/2026 - 16:06

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur përgjegjësinë e vet me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas...

Më shumëDetails

Cakolli argumenton pse nuk u shkel Kushtetuta mbrëmë kur votimi për President kaloi mesnatën

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
07/10/2026 - 16:00

Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar lidhur me prorcedurën e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës, e cila kishte nisur në minutat e fundit të 6 tetorit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1065 Shpërndaje
    Shpërndaje 426 Tweet 266
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • 15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – por mbi të gjitha, kthjellohu

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë