Gazetari nga Shqipëria, Elton Tozaj, ka bërë më herët një deklaratë lidhur me një deputet të Kosovës, për të cilin kishte pretenduar se është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe se kishte shkëmbyer një numër të madh fotografish.
Në një video të publikuar në TikTok, Tozaj kishte deklaruar se do të publikonte fotografi që, sipas tij, lidhen me një deputet të Vetëvendosjes.
“Duhet të keni diçka parasysh, Kosova ka një deputet i cili ka rënë viktimë në mënyrën më spektakolare, se ai ka dërguar më shumë foto se të gjithë këta që i përmenda këtu bashkë. Deputet që ka bërë namin. I Vetëvendosjes është deputeti, do të dalë edhe ai, po le të mbarojmë shpejt e shpejt këto, pastaj fillojmë me Big Brother-in politik se aty do të keni spektakël, do i shikoni këto që neve na duken idhuj janë njerëzit më të pisët, që i keni pa ndonjëherë”, kishte deklaruar Tozaj.
Ndërkaq, në një deklaratë të re, gjatë një transmetimi LIVE në TikTok, gazetari ka përmendur edhe inicialet e dy deputetëve nga Kosova, G.R. dhe F.N.
Tozaj ka pretenduar se bëhet fjalë për dy deputetë nga Kosova. Për njërin prej tyre ka deklaruar se “ka shkëmbyer foto me një mashkull”, ndërsa për tjetrin ka pretenduar se ka shkëmbyer fotografi intime me një person në Shqipëri.
Kështu, pas deklaratës së mëhershme ku Tozaj kishte folur për një deputet të Vetëvendosjes pa e bërë të ditur identitetin e tij, në LIVE-in e fundit ai ka përmendur inicialet G.R. dhe F.N., duke shtuar pretendime të tjera lidhur me fotografi intime.
Mirëpo, me këto iniciale nuk ka deputetë aktual të Kuvendit të Kosovës, gjë që gazetari ka mundësi që i ka ngatërruar me ish deputet.
https://www.tiktok.com/@elton.tozaj/live?_d=secCgYIASAHKAESPgo8tnQg7AER8uGs9EoRe%2BQFCYLngVDbOMzXJwKdstB9H9HiAYda9LfOXqHKWEVe9SOUlbVYAxWIi%2Fz3iEn7GgA%3D&_r=1&_svg=1&checksum=8f859f9156797b73caa0915deb440bbcf1f30b1397eac3e95d00ac5ebd32ddc9&enter_from_merge=share&enter_method=share&sec_user_id=MS4wLjAAAAAe12J2V_Rw3lxgO9dIm8GVBBCs8ckhxmSKOvU4yctizwsQyGUKoPxJfCd7LFfEQMY&share_app_id=1233&share_enter_from=homepage_hot&share_from_user_id=7335616677591630854&share_link_id=94bac7fe-e613-4ac3-a65e-3365fb987500&share_region=XK&social_share_type=10&source=h5_m×tamp=1791405327&ug_btm=b2001%2Cb4180&ugbiz_name=LIVE&user_id=7335616677591630854&utm_campaign=client_share&utm_medium=android&utm_source=messenger














