Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE-ja e quan shqetësuese, Gjermania “thellësisht të shqetësuar”, Haga nuk komenton ndryshimet për Specialen

08/10/2026 - 08:12
në Lajme
A A
BE-ja e quan shqetësuese, Gjermania “thellësisht të shqetësuar”, Haga nuk komenton ndryshimet për Specialen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë reaguar të mërkurën ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës një natë më parë, duke ngritur shqetësime për pavarësinë dhe mandatin e gjykatës me seli në Hagë.

BE-ja ka shprehur “shqetësim të thellë” për miratimin e ndryshimeve, duke vlerësuar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare që Kosova ka ndaj Bashkimit Evropian. Brukseli ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të respektojnë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara dhe zotimin për të siguruar llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, ka rikujtuar se Bashkimi Evropian e ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara si një institucion i pavarur gjyqësor, ndërsa ka theksuar se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht.

Edhe Gjermania ka shprehur shqetësim të thellë. Ambasada gjermane në Prishtinë ka deklaruar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar në bazë të ligjit të Kosovës dhe i mbështetur në Kushtetutën e Kosovës. Sipas Berlinit, pavarësia e tyre nuk duhet të cenohet. Ambasada ka bërë të ditur se mbështet edhe qëndrimin e BE-së kundër ndryshimeve të miratuara.

Reagim ka pasur edhe nga vetë Dhomat e Specializuara në Hagë. Zëdhënësi Michael Doyle ka thënë se institucioni nuk është konsultuar për ndryshimet e ligjit dhe se, për momentin, nuk ka koment lidhur me to. Ai ka theksuar se Dhomat janë të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre, për zhvillimin e procedurave të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.

Ndërkohë, edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar të komentojë ndryshimet ligjore.

Kuvendi i Kosovës i miratoi ndryshimet pak para mesnatës së 6 tetorit, në një seancë të jashtëzakonshme, përpara votimit për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën. Ndryshimet ishin iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u miratuan përfundimisht para zgjedhjes së presidentes.

Ndryshimet e miratuara ngushtojnë juridiksionin e Dhomave të Specializuara në aspektin e veprave, kohës dhe territorit, ndërsa parashohin edhe kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe mundësinë e transferimit të rasteve ose dënimeve në Kosovë.

Baza juridike për themelimin e Dhomave të Specializuara lidhet me shkëmbimin e letrave të vitit 2014 ndërmjet presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton. Në kuadër të këtyre zotimeve, Kosova ishte zotuar të konsultohej me BE-në për nisma ligjore që mund të ndikonin në mandatin e Dhomave ose në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese. Po ashtu, ishte zotuar për vazhdimin e punës së Dhomave dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Megjithatë, Përparim Gruda, deputet i PDK-së dhe një nga mbështetësit kryesorë të nismës, ka kundërshtuar qëndrimin e BE-së. Ai ka deklaruar se Kosova nuk po shkel detyrimet ndërkombëtare dhe se ndryshimet nuk nënkuptojnë mbylljen e Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale nuk do të mbyllet dhe asnjë detyrim ndërkombëtar nuk do të shkelet”, ka thënë Gruda.

Qeveria e Kosovës kishte deklaruar më herët, para miratimit të ligjit, se nuk kishte gjetur pengesa ligjore për nismën e PDK-së dhe se ndryshimet ishin në përputhje me vlerësimet e saj juridike.

Reagimet ndërkombëtare vijnë një ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet dhe pak pas zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, zhvillim që Bashkimi Evropian e përshëndeti, duke shprehur pritjen për rikthimin e stabilitetit institucional dhe vazhdimin e rrugës evropiane të Kosovës.

Dhomat e Specializuara, të vendosura në Hagë, janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe përbëhen nga gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë. BE-ja është mbështetësi kryesor financiar i tyre, me rreth 400 milionë euro të dhëna që nga themelimi.

Reagimet e fundit ndërkombëtare vijnë gjithashtu disa javë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Të katër kanë mohuar akuzat dhe kanë paralajmëruar ankim në Apel.

JU REKOMANDOJMË

Limaj mohon ambiciet për kreun e PDK-së: Tema kryesore është Apeli në Hagë

Limaj: Kosova mund të humbasë rastin e Banjskës në tavolinën diplomatike
26/11/2026 - 15:09

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se s’ka ambicie për t’u bërë Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se tema kryesore për të është...

Më shumëDetails

Nga kandidatja e VV-së në Këshillin e Shkencës: Majlinda Bregasi përfituese e disa granteve nga Ministria e Kulturës

Nga kandidatja e VV-së në Këshillin e Shkencës: Majlinda Bregasi përfituese e disa granteve nga Ministria e Kulturës
26/11/2026 - 15:03

Majlinda Bregasi, ish-kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetëse publike e Albin Kurtit, tashmë është pjesë e Këshillit Kombëtar të Shkencës, pas miratimit të përbërjes...

Më shumëDetails

Haxhiu pranon rrezikun për fondet e BE-së: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

26/11/2026 - 14:40

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për të mos humbur fondet nga Plani i Rritjes i Bashkimit...

Më shumëDetails

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales
26/11/2026 - 13:58

Nesër përfundon afati që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të gjykatës së shkallës...

Më shumëDetails

PE miraton rezolutë për Vukovarin, i kërkon Serbisë të hapë arkivat për personat e zhdukur

PE miraton rezolutë për Vukovarin, i kërkon Serbisë të hapë arkivat për personat e zhdukur
26/11/2026 - 13:37

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë me rastin e 35-vjetorit të rënies dhe shkatërrimit të Vukovarit, përmes së cilës nderohen viktimat, dënohet glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe...

Më shumëDetails

Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë

Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë
26/11/2026 - 13:05

Në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar sot lapidari kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe simboli me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Eskalon situata në Kuvendin e Mitrovicës: Konflikt fizik mes pushtetit dhe opozitës, përfshihen drejtor dhe stafi i Faton Pecit me asamblistët e PDK-së (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë