Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk po e prekim drejtësinë”, Hoxha shpjegon nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

08/10/2026 - 09:04
në Lajme
A A
“Nuk po e prekim drejtësinë”, Hoxha shpjegon nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Hoxha ka ngritur çështjen e aplikimit të ligjit më të favorshëm gjatë shqiptimit të dënimeve, duke theksuar se kjo, sipas saj, është një çështje që nuk është diskutuar sa duhet.

“Ne kemi dëgjuar në shumë momente gjyqtarët duke thënë se, në aspektin e proceseve juridike, kur shqiptohet dënimi përdoret ligji më i favorshëm”, ka deklaruar Hoxha.

Ajo ka përmendur edhe legjislacionin e ish-Jugosllavisë dhe Kodin Penal të asaj kohe, duke thënë se dënimi maksimal për raste të caktuara mund të ketë qenë 15 vjet.

“Kur është trajtuar rasti në fjalë, në fuqi kanë qenë ligjet e ish-Jugosllavisë dhe Kodi Penal i ish-Jugosllavisë, i cili dënimin më të madh e prek deri në 15 vjet. Pra, kjo është një nga çështjet që nuk e flet askush”, është shprehur ajo.

Hoxha ka folur edhe për raportin ndërmjet Dhomave të Specializuara dhe institucioneve të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e rolit të Gjykatës Kushtetuese.

“Dhomat e Specializuara dhe Dhoma Kushtetuese janë bartje e juridiksionit të Kosovës në nivel ndërkombëtar, por Gjykata Kushtetuese nuk mund të minimizohet, sepse Dhoma Kushtetuese nuk mund të jetë mbi Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Sipas saj, meqë Dhomat e Specializuara janë themeluar përmes Kushtetutës dhe ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ndryshimi apo plotësimi i ligjit nuk duhet të shihet domosdoshmërisht si cenim i pavarësisë së drejtësisë.

“Dhomat e Specializuara janë themeluar me Kushtetutë dhe me ligj në Kuvendin e Kosovës. Nëse Kuvendi i Kosovës mendon që ka dalë jashtë juridiksionit dhe domenit kushtetues dhe ligjor për të cilin është themeluar Gjykata, unë nuk shoh ndonjë problem pse riamandamentimi apo plotësim-ndryshimi i ligjit mund ta cenojë pavarësinë”, ka deklaruar Hoxha.

Ajo ka theksuar se qëllimi i ndryshimeve të propozuara, sipas saj, nuk është ndërhyrja në drejtësi, por garantimi i trajtimit të barabartë dhe drejtësisë për të gjitha palët.

“Kërkesa jonë nuk është ta prekë drejtësinë, por kërkesa e vetme është që, në emër të viktimave dhe drejtësisë për viktimat, të mos cenohet pala tjetër dhe të ketë drejtësi edhe për akterët tjerë që janë aty”, ka thënë Hoxha.

JU REKOMANDOJMË

Edita Tahiri kritikon VV-në: Flet mirë, por punët s’i ka askund

Tahiri: Albin Kurti e Edi Rama mbeten jashtë dyerëve të Washingtonit, keq i kemi punët si komb
08/10/2026 - 10:02

Edita Tahiri ka reaguar për zhvillimet politike në Kosovë, duke thënë se pas përfundimit të krizës dyvjeçare, vendi duhet të fokusohet në sfidat kryesore. Ajo ka veçuar drejtësinë...

Më shumëDetails

Hyseni: Zgjedhja e presidentes nuk ka shkelje kushtetuese

Hyseni: Zgjedhja e presidentes nuk ka shkelje kushtetuese
08/10/2026 - 09:55

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë në RTK se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese. Duke komentuar procesin e zgjedhjes së...

Më shumëDetails

Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq

Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq
08/10/2026 - 09:45

Policia ka gjetur një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dren në Leposaviq të mërkurën. Policia ishte informuar për rastin e më pas...

Më shumëDetails

Diplomatja Harxhi: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra

Diplomatja Harxhi: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra
08/10/2026 - 09:40

Diplomatja Edit Harxhi ka folur të mërkurën në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës. Harxhi u ndal te...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: UÇK-ja ruajti pastërtinë dhe besimin te fitorja

Rrustem Mustafa: UÇK-ja ruajti pastërtinë dhe besimin te fitorja
08/10/2026 - 09:29

Rrustem Mustafa ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe trashëgiminë e saj, duke vlerësuar organizimin dhe qëndrueshmërinë e saj gjatë luftës. Ai thekson se UÇK-ja ruajti,  pastërtinë...

Më shumëDetails

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare
08/10/2026 - 09:25

Qamile Metan Marra, 117-vjeçarja shqiptare që është bërë e njohur si një prej grave më të moshuara në botë, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror. Vendimi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1087 Shpërndaje
    Shpërndaje 435 Tweet 272

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë