Personi që ka krahasuar Rrahman Jasharajn me diktatorin Sllobodan Millosheviq, është Fatmir Hasani, anëtar i Vetëvendosjes në Mitrovicë, i cili kishte kandiduar si i pavarur në zgjedhjet për këtë komunë.
Jasharaj vazhdon të linçohet me të madhe në rrjetet sociale të Internetit, me akuza që e lidhin me Serbinë, Rusinë, opozitën, gjendjen e keqe në arsim etj.
Kërcënimet e linçimet, Hasani i ka të shpeshta në Facebook.
Ai u bë i njohur edhe për kërcënimin kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt pasi kishte protestuar. Hasani përmes një postimi në Facebook kishte shkruar se nëse Molliqajt nuk arrestohet nga Policia e Kosovës, ai do të vije nga Londra dhe do ta bëj “me pi ujë me lugë”.
”E pres me padurim arestimin e kti qeni ja perndryshe ja jap hakun une dhe e pranoj denimin qe do ma shqipton gjykata e Kosoves “, pati shkruar ai.













