“GJPN-ja është gurthemeli i sistemit ndërkombëtar të drejtësisë penale. Ajo ndjek penalisht individët përgjegjës për krimet më të rënda sipas së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Kallas.
Ajo ka theksuar se Bashkimi Evropian e ka mbështetur gjithmonë Gjykatën dhe se ka mundësi për të siguruar vazhdimin e punës së saj.
“Mbrojtja e GJPN-së mbetet prioritet për BE-në”, ka deklaruar Kallas.
Reagimi i saj vjen pas njoftimit të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare.















