Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ajo pako u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë.
“Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda perimetrit të institucionit, për të cilën dyshohet se është hedhur nga jashtë. Pas kontrollit dhe matjes, pesha e lëndës së dyshuar narkotike, së bashku me mbështjellësin, ka rezultuar 87 gramë”.
SHKK tha se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës për trajtim të mëtejshëm sipas procedurave përkatëse.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë kontrolle të rregullta dhe masa të sigurisë për të parandaluar futjen e kontrabandës dhe për të garantuar sigurinë në institucionet korrektuese”, tha ky institucion.













