Është ndarë nga jeta punonjësi policor Afrim Syla.
Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij.
Në telegramin e ngushëllimit, sindikata ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Sylës në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare.
“Shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare”, thuhet në telegram.
Në fund, sindikata ka shprehur ngushëllimet për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë punuar me të, duke theksuar: “I paharruar qoftë kujtimi për të!”














