Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka ironizuar me Projekt-Kodin Civil.
Rrahmani tha se Kodi Civil do të dërgohet në Qeveri më 15 nëntor, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
Ai ka reaguar kundër, duke thumbuar mbështetësit e kryeministrit, Albin Kurti.“Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit! E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati!”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.
“Ju që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor”.“Ju që po prisni me lindë gratë pa burra, ligjin po jua sjell në Qeveri më 30 dhjetor”.
“E për ju që jeni tu pritë me ndërru gjininë, paska me ju nderu për natën e Vitit të Ri! ligjin po jua sjell në Qeveri më 31 dhjetor”.“Qysh thojke edhe njani ‘Shyqyr që të kemi, Albin!’”.
https://www.facebook.com/share/p/19cnfsyd2P/?mibextid=wwXIfr














