Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kur përqeshja bëhet ushqim për kërcënimin”, Koci reagon ndaj deputetes së VV-së dhe menaxherit të ICK-së

10/10/2026 - 17:31
në Lajme
A A
“Kur përqeshja bëhet ushqim për kërcënimin”, Koci reagon ndaj deputetes së VV-së dhe menaxherit të ICK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Arianit Koci ka kritikuar deputeten e VV-së, Elvira Ibrahimi Hoti, dhe Shpend Lilën, menaxher në Innovation Centre Kosovo (ICK), për mënyrën se si kanë reaguar ndaj tij pas dorëzimit të njoftimit në Gjykatën Kushtetuese.

Koci pretendon se postimet e tyre kanë nxitur tallje dhe sulme personale, duke e zhvendosur debatin nga çështjet kushtetuese te motivet dhe personaliteti i tij.

Ai ka theksuar se figurat publike kanë përgjegjësi për klimën që krijojnë në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se përqeshja dhe etiketimet mund të nxisin kërcënime dhe të dekurajojnë qytetarët të shprehin mendimet e tyre.

Sipas Kocit, kjo klimë dëmton lirinë e shprehjes dhe i shtyn disa njerëz të heshtin nga frika e sulmeve personale

Postimi i plotë:

Kush po e helmon debatin publik?

Ankohemi për sharjet dhe fyerjet në komentet e portaleve dhe Facebook-ut. Fajin ua lëmë të paarsimuarve, profileve anonime e sidomos një pjese të diasporës.

Por ky përgjithësim është i padrejtë. Këtë klimë e ushqejnë edhe njerëz me shkollim, emër dhe pozitë.

E kam ndier vetë në lëkurën time pasi dorëzova njoftimin në Gjykatën Kushtetuese.

Çështja u bë virale dhe, krahas debatit, erdhën sharje e sulme personale. A ajo që më shqetëson më shumë është roli i figurave publike që e ushqejnë këtë klimë.

Prandaj po ndalem te veç dy prej tyre, si shembull si nuk duhet të veprohet: deputetja e VV-së, Elvira Ibrahimi Hoti, dhe Shpend Lila, menaxher në Innovation Centre Kosovo (ICK).

E para përfaqëson qytetarët dhe paguhet me paratë tona. I dyti punon me trajnimin e të rinjve. Prej të dyve pritet shembull që i inkurajon njerëzit të flasin pa frikë.

1.Deputetja e VV-së, Elvira Ibrahimi Hoti, që zhvendos debatin te motivet

Në postimin e saj, deputetja më kujton qëndrimin për funksionimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve. Publikon edhe gatishmërinë time të mëhershme për kandidim për president dhe thotë se stabiliteti duhet të jetë “mbi çdo interes tjetër”.

Unë kam kërkuar krijimin e institucioneve. Madje kam protestuar për këtë. Por kam kërkuar që ato të krijohen duke respektuar Kushtetutën. Vullneti politik nuk e arsyeton moszbatimin e saj. Këtu nuk ka kundërthënie. As gatishmëria ime për kandidim nuk e rrëzon argumentin kushtetues.

Postimi e zhvendos debatin nga çështja te motivet e mia. Në komentet poshtë tij shfaqen fjalë si “fytyrë tradhtari”, tallje me terapinë dhe pretendime se “ma ka mbushë gushën srpska”.

Etiketimi si tradhtar nuk mbeti vetëm aty. Gjatë këtyre ditëve kam marrë dhjetëra komente të tilla, që më krijojnë përshtypjen e një klime të rënduar.

2.
Tallja në vend të argumentit

Shpend Lila e krahasoi veprimin tim me nxënësin që ia kujton arsimtares detyrat. Vazhdoi me ankesën për qepët në burek.
Pasi ia përmenda postimet në emision, më krahasoi me nxënësin që “kallxon”. Pastaj iu përgjigj me të qeshura një komenti për flokët e mi.

Tri postime. Në asnjërin nuk gjeta kundërargument kushtetues. I kuptoj shakatë, por këtu shoh përqeshje të përsëritur. Poshtërimi personal nuk bëhet humor vetëm pse disa qeshin me të

Kjo merr peshë për shkak të rolit të tij.

ICK-ja aftëson të rinj dhe mbështet idetë e tyre. Financohet nga Ambasada e Suedisë, ndërsa themelimin e mbështeti Ministria e Jashtme e Norvegjisë. Puna e tij mbështetet edhe me para publike.

Si i inkurajon të rinjtë të marrin iniciativa, kur një iniciativë qytetare e pret me tallje?

Organizata shpall respektin dhe një ambient të sigurt për të folur. Sjellja e tij bie ndesh me atë shembull.

3.
Kur përqeshja bëhet ushqim për kërcënimin

Këtij debati i bashkohet edhe një aktore, me shpjegimin se paskam “nevojë për vëmendje”. Edhe këtu, gjykimi për motivet zë vendin e përgjigjes për çështjen kushtetuese

Personi bëhet shënjestër.

Sidoqoftë, Deputetja dhe Shpendi kanë përgjegjësi publike edhe për komentet fyese në profilet e tyre.

Kur i shohin sulmet dhe heshtin, kjo mund të kuptohet si miratim i heshtur. Kur përqeshjes i përgjigjen me të qeshura, për mua është përkrahje.

Këtu qëndron thelbi

Përqeshja dhe tallja e ushqejnë klimën ku sulmet personale kalojnë shpejt në etiketim si “tradhtar”. Pasojnë kërcënimet.

Dikush e bën këtë me qëllim. Dikush pa e menduar pasojën. Por rezultati është i njëjtë: krijohet presion që i shtyn njerëzit të heshtin.

Mua nuk më trembin. Jam kalitur. Do të vazhdoj të flas.

Por jo të gjithë. Dikush mund të ketë një ide të dobishme që bie ndesh me mendimin e turmës. I sheh sulmet, mendon “a ia vlen?” dhe hesht

Kështu dëmtohet liria e shprehjes.

Ajo na duhet sidomos për tema të ndjeshme dhe për mendime që shumicës nuk i pëlqejnë. Përndryshe, mbeten të flasin vetëm ata që thonë atë që turma dëshiron ta dëgjojë.

JU REKOMANDOJMË

“Mos u frikëso”, Erdogan shkëmben batuta me Komisioneren e BE-së teksa drejton trenin e shpejt turk

“Mos u frikëso”, Erdogan shkëmben batuta me Komisioneren e BE-së teksa drejton trenin e shpejt turk
10/10/2026 - 18:23

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përuroi të premten një segment të ri të hekurudhës me shpejtësi të lartë që lidh Stambollin me kufirin bullgar, e më pas...

Më shumëDetails

Haziri: Anëtarësimi në KiE, rruga për ta sfiduar Specialen në Gjykatën Evropiane

Haziri, LDK: Pakoja e dytë e sanksioneve mbetet e paralajmëruar, Qeveria po vazhdon të blejë kohë
10/10/2026 - 18:13

Lutfi Haziri ka deklaruar se ligji për Specialen hap vetëm një mundësi të vogël për ndryshime, ndërsa për të arritur ndryshime më të mëdha nevojitet angazhim i përbashkët...

Më shumëDetails

Ulutash në deklaratën lamtumirëse: Siguria afatgjate në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

Ulutash në deklaratën lamtumirëse: Siguria afatgjate në Kosovë nuk është ushtarake, por politike
10/10/2026 - 17:47

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në adresimin e tij lamtumirës ka vlerësuar përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, duke theksuar se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme është...

Më shumëDetails

Blogu ushtarak italian për Kosovën: Veriu burim i destabilitetit – dialogu me Serbinë mes ngërçit e armiqësisë me fjalë

Blogu ushtarak italian për Kosovën: Veriu burim i destabilitetit – dialogu me Serbinë mes ngërçit e armiqësisë me fjalë
10/10/2026 - 17:35

Nga 14 tetori i këtij viti, KFOR-in do ta marrë nën drejtim gjenerali italian, Roberto Vergori. Në shkrimin e ““Brigatafolgore” për tranzicionin e komandës, thuhet se prej sfidave...

Më shumëDetails

Historianit nga Ekuadori i bën përshtypje pozitive që Kosova ka zgjedhur një presidente katolike: Kjo na fton të reflektojmë

Historianit nga Ekuadori i bën përshtypje pozitive që Kosova ka zgjedhur një presidente katolike: Kjo na fton të reflektojmë
10/10/2026 - 17:12

Historiani nga Ekuadori, Juan Marquez, ka reaguar pas zgjedhjes së një presidenteje katolike në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e respektit, bashkëjetesës dhe dialogut ndërmjet komuniteteve fetare. Në një...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
10/10/2026 - 16:46

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes në detyrë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    280 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dyshohet se gruaja në Gjilan u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë