Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar sot një sallon për flokë.
Ajo është shoqëruar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, shkruan Reporteri.net.
Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit, më 6 tetor, pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti dhe mbështetjes së PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Ajo u zgjodh presidente pas një marrëveshjeje politike, në kuadër të së cilës PDK-ja mbështeti kandidaturën e saj në këmbim të votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale.
Para se të merrte postin e presidentes, Shiroka-Pula kishte qenë pjesë e institucioneve të vendit si ministre e PDK-së në qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi, si dhe deputete e Kuvendit të Kosovës për një mandat.
Ndërkaq, Blerta Deliu-Kodra vazhdon të jetë deputete e PDK-së.














