Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Do vazhdoj me kokën lart’, Eli Fara me letër pas lajmeve për të

10/10/2026 - 15:28
në ShowBiz
A A
‘Do vazhdoj me kokën lart’, Eli Fara me letër pas lajmeve për të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar publikisht në lidhje me cenimin e privatësisë së saj, duke u shprehur se po përjeton një dhimbje që nuk ia uron asnjë gruaje. Pasi ka kaluar një jetë të tërë në skenë duke ndarë artin me publikun, ajo theksoi se është shumë e rëndë të shohësh jetën private të kthyer në spektakël. Kjo situatë e ka përballur atë me gjykime dhe fyerje që prekin drejtpërdrejt edhe familjen e saj.

Në reagimin e saj, artistja nënvizoi se megjithëse është e lënduar, nuk ka asnjë arsye të turpërohet. Sipas saj, turpi u përket atyre njerëzve që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e dikujt. Ajo po ashtu ngriti shqetësimin se në shoqëri grave shpesh u kërkohet të mbajnë mbi supe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre, duke theksuar se të qenit artiste nuk ia heq asaj apo ndonjë gruaje tjetër të drejtën për privatësi e dinjitet.

Eli Fara bëri me dije se këtë çështje do t’ia lërë në dorë drejtësisë për trajtim ligjor. Nga ana tjetër, ajo i bëri thirrje publikut për njerëzillëk dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të shpërndarjes së mëtejshme të materialeve, duke i ftuar njerëzit të mendojnë për personin dhe familjen që po lëndojnë përpara se të gjykojnë.

Në mbyllje të deklaratës së saj, këngëtarja falënderoi nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që i kanë ofruar mbështetje publike apo private në këtë periudhë. Ajo nënvizoi se dashuria dhe mirëkuptimi i tyre i japin forcë, ndërsa u shpreh e vendosur se do të marrë kohën e nevojshme dhe do të vazhdojë përpara me dinjitet e me kokën lart.

JU REKOMANDOJMË

Pijë të shtrenjta, masazhe dhe të burgosur që i lanin rrobat dhe banjon, jeta luksoze e Diddyt në qeli

Pijë të shtrenjta, masazhe dhe të burgosur që i lanin rrobat dhe banjon, jeta luksoze e Diddyt në qeli
10/10/2026 - 15:24

Pije të shtrenjta, masazhe, vakte speciale, një celular i paligjshëm dhe të burgosur që bënin gjithçka, nga gatimi deri te pastrimi i tualetit të tij, kjo është jeta...

Më shumëDetails

Një foto në telefonin e Klodit rikthen vëmendjen te historia me Elijonën

Një foto në telefonin e Klodit rikthen vëmendjen te historia me Elijonën
10/10/2026 - 14:24

Pas ndarjes së Elijonës dhe Klodit, një detaj i vogël i shfaqur në një video të fundit ka mjaftuar që ish-çifti të rikthehet sërish në vëmendjen e ndjekësve....

Më shumëDetails

Elon Musk ndahet nga partnerja me të cilën ka katër fëmijë, ajo publikon mesazhet e fundit

Musk: USAID-i është organizatë kriminale
10/10/2026 - 12:28

Shivon Zilis, nëna e katër fëmijëve të Elon Musk, ka publikuar disa mesazhe private që pretendon se ia ka dërguar miliarderi, pasi ai e hoqi nga lista e...

Më shumëDetails

Bebe Rexha s’i harron traditat shqiptare, ia merr valles mes tupanave në dasmën e vëllait – publikohen pamjet

Bebe Rexha s’i harron traditat shqiptare, ia merr valles mes tupanave në dasmën e vëllait – publikohen pamjet
10/10/2026 - 00:54

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar një moment të veçantë familjar, martesën e vëllait të saj, në një atmosferë të mbushur me muzikë dhe tradita shqiptare....

Më shumëDetails

Rita Ora në koncertin e Yll Limanit në Londër? Fansat nisin spekulimet

Rita Ora në koncertin e Yll Limanit në Londër? Fansat nisin spekulimet
09/10/2026 - 22:06

Rita Ora mund të jetë një nga surprizat e koncertit të Yll Limanit në Londër më 23 tetor. Një pretendim që po qarkullon në TikTok ka nxitur spekulime...

Më shumëDetails

Për Alberijen koha ec mbrapsht, artistja sfidon moshën

Për Alberijen koha ec mbrapsht, artistja sfidon moshën
09/10/2026 - 19:38

Alberije Hadergjonaj i ka dhënë “shyhret” një dasme shqiptare. Përveç zërit mahnitës që ka, vëmendje ka marrë edhe pamja e saj, shkruan IndeksOnline. Duke sfiduar moshën, ajo duket...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Probleme familjare, kërkesë për divorc” – Zbulohen dyshimet e para për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dyshohet se gruaja në Gjilan u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë