Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

10/10/2026 - 22:45
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e projektligjeve për vitet 2026-2028.

Gjatë këtyre viteve, Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë e Qeverisë synojnë të kalojnë 200 ligje në Kuvendin e Kosovës.

Zyra e Kryeministrit gjatë vitit 2026 synon që të kalojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrimin e Bujqësisë, derisa tanimë kanë kaluar ratifikimi i amendamentit 1 të marrëveshjes për Programin IPA 2021; ratifikimi i amendamentit 1 të marrëveshjes për Programin IPA 2022 dhe ratifikimi i marrëveshjes IPA 2026-2027.

Gjatë vitit 2027, Zyra e Kryeministrit ka për qëllim që të miratojë ligjin për Hetimin e Aksidenteve; për Mbrojtje nga Diskriminimi; për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Institucionet e Zbatimit të Ligjit; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L- 31 për Lirinë Fetare në Kosovë dhe atë për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Në vitin 2028 planifikohet Projektligji për Mbrojtjen e Individëve në Lidhje me Përpunimin Automatik të Dhënave Personale.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sivjet synon të miratojë projektligjin për Shërbimin e Jashtëm; atë për Statusin, Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Kosovës dhe Praninë Ndërkombëtare Ushtarake si dhe Personelin e saj; për Ratifikimin e “Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështje Civile Apo Tregtare”; për Ratifikimin e “Konventës për Zgjedhjen e Marrëveshjeve Gjyqësore”.

Po ashtu, Ministria e udhëhequr nga Glauk Konjufca, sivjet synon që të miratohen edhe projekligjet për Ratifikimin e “Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve Kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare”; për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze dhe projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze.

Për vitin 2027 janë planifikuar Projektligji për Marrëveshjet Ndërkombëtare; Projektligji për Protokollin e Shtetit dhe Projektligji për Diasporën.

Kjo Ministri nuk ka të planifikuar ndonjë projektligj për vitin 2028.

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë deri tash ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; atë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës; Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë; për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjatë këtij viti, Donika Gërvalla dhe Ministria që ajo udhëheqë synojnë edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar; Projekt Kodin Civil i Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.

Në vitin 2027, Ministria e Drejtësisë ka për synim që të kalojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit; atë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar; plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Avokatinë; Projektligjin për Ndihmë Juridike Falas.

Gjatë vitit të ardhshëm synohet të kalojnë edhe ndryshimi i Ligjit për Kundërvajtjet; ndryshimi i Kodit Penal; Projektligji për ndërmjetësim; ndryshimi i Ligjit për Gjykatat; ndryshimi i Procedurës Penale; ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; ndryshimi i Ligjit për Shërbimin Korrektues; ndryshimi i Ligjit për Përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore, Ndërmjetësim dhe Arbitrazh; ndryshimi i Ligjit për Ekspertët Gjyqësor dhe ndryshimi i Ligjit për Pronën Publike.

Për vitin 2028 janë planifikuar Projektligji për Realizimin e të Drejtës në Gjykim brenda Kohës së Arsyeshme dhe Projekt Kodi i Procedurës Civile.

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e udhëhequr nga Ejup Maqedonci synon që sivjet të kalojë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit.

Për vitin 2027, Ministria e Mbrojtjes synon që të kalojë dy projektligje.

Projektligjet e synuara janë: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Listën e plotë me programin prej 200 projektligjeve mund ta qasni në këtë vegëz.

JU REKOMANDOJMË

Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë

Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë
26/11/2026 - 13:05

Në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar sot lapidari kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe simboli me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Lladrovci: Jakup Krasniqi është një nga heronjtë e lirisë së Kosovës, shpresoj që Apeli ta lirojë

Lladrovci: Jakup Krasniqi është një nga heronjtë e lirisë së Kosovës, shpresoj që Apeli ta lirojë
26/11/2026 - 12:40

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart kontributin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në organizimin e aktiviteteve për çlirimin e vendit dhe...

Më shumëDetails

Haxhiu: Jemi pranë krerëve të UÇK-së që edhe këtë nëntor po mbahen në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë, do të angazhohemi që ata të lirohen

Haxhiu: Jemi pranë krerëve të UÇK-së që edhe këtë nëntor po mbahen në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë, do të angazhohemi që ata të lirohen
26/11/2026 - 12:34

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kujtoi momentin historik të paraqitjes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa deputetët u ftuan të ndjekin pamjet e asaj dite...

Më shumëDetails

“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit
26/11/2026 - 11:54

Deputeti i LDK’së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një emision televiziv ka thënë se “Besian Mustafa e din se kush ia ka vrarë...

Më shumëDetails

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon
26/11/2026 - 11:14

Flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Kjo është vërejtur gjatë...

Më shumëDetails

Rritja e madhe e çmimeve në Kosovë: Uji shtrenjtohet për 32.2 për qind, pijet për 20.1 për qind

Rritja e madhe e çmimeve në Kosovë: Uji shtrenjtohet për 32.2 për qind, pijet për 20.1 për qind
26/11/2026 - 10:15

Çmimet e produkteve të importuara në Kosovë janë rritur për 5.4 për qind në baza vjetore, ndërsa çmimet e produkteve të prodhuara brenda vendit kanë shënuar rritje prej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë