Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti planifikon ta kalojë në Qeveri ligjin për formimin e Xhandarmërisë në shkurt të 2027’s

11/10/2026 - 10:59
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti planifikon ta kalojë në Qeveri ligjin për formimin e Xhandarmërisë në shkurt të 2027’s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti në kulmin e fushatës zgjedhore, më 18 maj, të këtij viti e kishte bërë publike idenë për krijimin e një strukture të re të sigurisë, derisa po e kërkonte votën e kosovarëve. Ai kishte thënë se Kosova do ta formojë Xhandarmërinë e saj, një forcë mes policisë dhe ushtrisë.

Kryeministri në detyrë kishte thënë se Xhandarmëria do të krijohet shpejt, pra gjatë Qeverisë Kurti 4.

“Do ta formojmë xhandarmërinë në mandatin e ardhshëm. Xhandarmëria do të kujdeset për luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonat kufitare kryesisht. Do ta luftojë terrorizmin…Xhandarmëria është diçka mes policisë e ushtrisë. E dini Italia i ka karabinierët e Franca i ka xhandarët. Ne do ta kemi xhandarmërinë tonë në Republikën e Kosovës”, kishte thënë Kurti.

Një ditë më vonë, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës në detyrë Xhelal Sveçla, kishte njoftuar se ka nënshkruar krijimin e një Grupi Punues që do të kryejë një analizë dhe do të propozojë modalitete për funksionimin e Xhandarmërisë së Kosovës, si një agjenci e asaj ministrie.

“Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po formohet. Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me një mision të qartë për të garantuar një prani të fortë të shtetit në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjes nga terrorizmi, menaxhimit të trazirave me rrezik të lartë dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike”, kishte shkruar Sveçla në rrjetet sociale.

Më 28 maj, sa ishte Kryeministër në detyrë, Kurti tha se Xhandarmëria e Kosovës do të plotësojë boshllëkun midis Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës.

Në një konferencë për media, ai kishte potencuar se institucionet e Kosovës por edhe ato të huaja ishin përballur me sulme të ndryshme në veri të Kosovës dhe themelimi i Xhandarmërisë si strukturë e re e organizuar, është domosdoshmëri e kohës.

“Xhandarmëria do të ketë një mandat të qartë: sigurimin e vijës kufitare tokësore, ujore dhe ajrore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura, përfshirë ato me karakter paraushtarak. Parandalimi dhe luftimi i të gjitha llojeve të kontrabandës ndërkufitare si me mallra dhe emigrantë. Menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë si dhe sigurimi i infrastrukturës kritike”, thekoi Kurti.

Ai kishte shtuar se Xhandarmëria do të themelohet në përputhje me sistemin kushtetues të vendit ndërsa themelimi i saj do të bëhet me miratimin e Ligjit të Veçantë nga Kuvendi i Kosovës, në Legjislaturën e 11-të, e cila do të dalë pas zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.

Projektligji për Xhandarmërinë është njëri nga projektligjet që Qeveria i ka radhitur në Programin e Projektligjeve të Qeverisë  për vitet 2026-2028

Ky Program i Projektligjeve për vitet 2026 – 2028, është miratuar në mbledhjen e 5-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më 6 tetor.

Ndërkohë, sipas kalendarit ai pritet të kalojë në qeveri disa muaj më vonë më 26 shkurt 2027.

Kurti më 13 shtator ka marrë mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës, ndërkohë që vendi më 6 tetor ka zgjedhur edhe Presidenten e re.

JU REKOMANDOJMË

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë
11/10/2026 - 11:52

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, i ka reaguar ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, i cili tha në një rast gjatë fushatës zgjedhore në Serbi se “në një moment...

Më shumëDetails

Sherri për borxhin eskalon në përleshje në Mitrovicë – përdoret sprej, njëri ndalohet për 48 orë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
11/10/2026 - 11:33

Një përleshje fizike është raportuar më 10 tetor në fshatin Shupkofc të Mitrovicës, ku një mosmarrëveshje për një borxh dyshohet se ka eskaluar në përdorim spreji dhe sulm...

Më shumëDetails

Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë

Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë
11/10/2026 - 11:12

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi për formimin e Qeverisë dhe marrjen e mandatit të ri nga homologu i tij bullgar, Rumen Radev. “Kam kënaqësinë...

Më shumëDetails

“Kosova rrezikon të mbetet e varur nga ndihmat sociale“

Sa të ardhura ju nevojiten për të marrë një leje qëndrimi në Austri në vitin 2025?
11/10/2026 - 10:16

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka kërkuar që zhvillimi ekonomik, mbështetja e sektorit privat dhe prodhimi vendor të jenë prioritetet kryesore të institucioneve të reja...

Më shumëDetails

Radoiçiqi në tubimin e Vuçiqit, Kosova kërkon reagim të bashkësisë ndërkombëtare

Radoiçiqi në tubimin e Vuçiqit, Kosova kërkon reagim të bashkësisë ndërkombëtare
11/10/2026 - 09:22

Institucionet e Kosovës i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë dhe të kërkojë llogaridhënie nga Serbia, pas publikimit të pamjeve nga televizioni N1, ku Milan Radoiçiqi...

Më shumëDetails

GLPS: Projektligji për Byronë ka paqartësi juridike, rrezikon të kontestohet sërish në Kushtetuese

GLPS: Projektligji për Byronë ka paqartësi juridike, rrezikon të kontestohet sërish në Kushtetuese
11/10/2026 - 09:10

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i miratuar në lexim të parë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë