Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik

12/10/2026 - 19:29
në Kryesore, Lajme
A A
Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin se po sulmon listën e përbashkët të partive shqiptare, duke thënë se kjo çështje duhet parë përtej numrit të mandateve që koalicioni shqiptar mund të fitojë në zgjedhjet e 25 tetorit.“Pse A. Vuçiç duket kaq i shqetësuar për bashkimin e partive shqiptare në një listë të përbashkët? Kjo sjellje e tij duhet parë përtej numrit të mandateve që Koalicioni Shqiptar mund të fitojë”, shkroi Kamberi.

Sipas tij, nuk është vetëm numri i deputetëve shqiptarë që do të fitojnë vende në Parlament që ka rëndësi, por edhe mënyra se si do ta përdorin përfaqësimin e tyre politik.“Çështja nuk është domosdoshmërisht se sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, theksoi ai.

Kamberi vlerësoi se deklaratat e Vuçiçit, i cili sipas tij i ka cilësuar anëtarët e listës shqiptare si “armiq”, synojnë ta zhvendosin debatin nga gara zgjedhore në besnikëri ndaj shtetit serb.Ai tha se nëse lista jonë është certifikuar nga Komisioni Zgjedhor Republikan në përputhje me procedurat ligjore, atëherë akuzat e tij se është ‘armik’ nuk janë thjesht kritika ndaj një kundërshtari politik.

“Është një mënyrë për ta zhvendosur debatin nga konkurrenca zgjedhore në çështjen e besnikërisë ndaj shtetit, duke e paraqitur një kundërshtar politik si një kërcënim për shtetin”, tha Kamberi.Ai shtoi se kur një ish-president dhe kandidat për kryeministër paraqet një listë zgjedhore të një pakice kombëtare si armik, ai e zhvendos debatin nga programi, të drejtat dhe rezultatet në besnikërinë ndaj vetes dhe partisë-shtet.
Sipas tij, narrativa që ai ka ndërtuar synon të përçajë listën tonë, të ushtrojë presion politik mbi partitë dhe kandidatët e tjerë që mund të bashkëpunojnë me ne dhe të përgatisë terrenin që çdo kritikë jonë ndaj qeverisë të interpretohet si një veprim kundër interesave të Serbisë.Ai tha se kjo është një taktikë e njohur e polarizimit politik.

“Në deklaratat e tij të fundit para zgjedhjeve, Vuçiqi ka folur edhe për shërbime të huaja dhe për mbështetjen e pretenduar të kundërshtarëve nga aktorë të jashtëm.Në këtë kontekst, një listë shqiptare që synon përfaqësim më të fuqishëm, që kërkon barazi dhe që bashkëpunon politikisht me përfaqësues nga Kosova, po përdoret për ta ushqyer narrativën e tij se Serbia po përballet me presione nga jashtë.

Ky narracion i tij, me gjuhë të urrejtjes e luftënxitës, ka për qëllim të ruajë stereotipet e kahershme ndaj shqiptarëve, si “armiq shekullorë”.Për një pushtet që është mësuar të negociojë me përfaqësues të pakicave përmes marrëdhënieve të varësisë politike, një përfaqësim shqiptar i bashkuar, kritik dhe i pavarur mund të jetë më i vështirë për t’u menaxhuar sesa një numër më i madh deputetësh që janë të gatshëm të përshtaten me pushtetin.

Një ose dy, tre apo e më shumë deputet mund të kenë ndikim të kufizuar në votimin e ligjeve, por mund të kenë ndikim shumë më të madh në tri fusha:a) Në Parlament: duke ngritur çështje që qeveria do të preferonte t’i mbante jashtë debatit, sic është pasivizimi adresave, diskriminimi e nënpërfaqësimi.

b) Në arenën ndërkombëtare: duke dokumentuar diskriminimin dhe duke ua paraqitur institucioneve evropiane, OSBE-së, Këshillit të Evropës, NATO, QUINT dhe Kongresit e State Departamentit Amerikan.c) Në debatin e polarizuar politik serb: duke dëshmuar se ekziston një përfaqësim shqiptar që nuk identifikohet me politikën e qeverisë.

Pra, ndikimi i deputetit nuk matet vetëm me votat që ka në Parlament, por edhe me aftësinë për ta bërë një problem të brendshëm çështje të përgjegjësisë institucionale dhe ndërkombëtare.Natyrisht, Vuçiqi dëshiron që qytetarët ta shohin politikën e tij si përfaqësuesen e vetme legjitime të interesave të shtetit serb.

Në një klimë të tillë, kundërshtari nuk paraqitet thjesht si dikush që ka një program tjetër, por si dikush që pretendohet se po punon kundër vendit.Përmes këtij narracioni ai po tenton me zhvendos pyetjen nga çështja pse nuk po zgjidhen problemet e shqiptarëve në çështjen: Pse po kërkojnë shqiptarët këto të drejta dhe kujt po i shërbejnë?

Kështu ai e vendos pakicën në pozitën e të akuzuarit dhe e largon vëmendjen nga detyrimet e shtetit sidomos nga katër marrveshjet e nënshkruara (2001, 2009, 2013 dhe 2022) të cilat, Serbia, nuk po i respekton.Këtë përpjekje të tij nuk duhet me automatizëm ta kuptojmë si shenjë se Vuçiqi ka frikë nga humbja e pushtetit për shkak të dy apo tre deputetëve shqiptarë, por, si një përpjekje për të kontrolluar paraprakisht kuptimin politik të pranisë tonë të shtuar në Parlament.

Kërkesa jonë për përfaqësim që kërkon zbatimin e ligjeve, barazi institucionale dhe përgjegjësi shtetërore, e vën Vuçiqin përballë argumenteve tona për diskriminimin e organizuar shtetëror.Nëse na paraqet si armiq, ai përpiqet ta zhvendosë debatin në një terren ku nacionalizmi dhe siguria kombëtare zënë vendin e të drejtave dhe përgjegjësisë politike.

Një listë që ai mund ta mposhtë lehtësisht në numra, mund të jetë shumë më e vështirë që të neutralizohet në planin politik dhe diplomatik, nëse ajo listë, ruan pavarësinë, disiplinën dhe besueshmërinë e saj.Prandaj ai flet se “nuk do të lejojë”, ta ndërkombëtarizojmë temën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, shkroi në Facebook, Kamberi.

JU REKOMANDOJMË

Kërçeli për protestën kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Si të kemi frikë nga qytetarët tanë?

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Radojiçiq edhe mund të hyjë në Kosovë, po nuk dihet si del pastaj
12/10/2026 - 20:13

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7. AI është pyetur nëse deputetët janë frikësuar nga protestuesit që të votojnë ndryshim-ligjin për...

Më shumëDetails

Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)
12/10/2026 - 20:09

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Edonisa Aliu konfirmon dhunën fizike nga Leci: “Më tha ti je kur*ë, nënën e ki kur*ë, më kapi për fyti, më goditi”

Edonisa Aliu konfirmon dhunën fizike nga Leci: “Më tha ti je kur*ë, nënën e ki kur*ë, më kapi për fyti, më goditi”
12/10/2026 - 20:03

Edonisa Aliu ka konfirmuar se është përballur me kërcënim dhe sulm fizik nga panelisti Liridon Leci, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini. Në një bisedë...

Më shumëDetails

Për herë të parë, një amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së

Për herë të parë, një amerikane nis studimet master në Fakultetin Juridik të UP-së
12/10/2026 - 19:49

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka pranuar studenten amerikane Virginia Hugo-Vidal, e cila ka nisur studimet në programin master në gjuhën angleze “Human Rights, International Criminal Law...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Çitaku: Në asnjë pikë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë

Çitaku: “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar në MPJD
12/10/2026 - 19:01

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Specialen nuk synon shmangien nga drejtësia, por rikthimin e procesit gjyqësor në Hagë në atë që...

Më shumëDetails

Sadiku: Sulmet e VV-së ndaj Përparim Ramës janë të ulëta, kryetari të bashkëpunojë me prokurorinë për të sqaruar procesin

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante
12/10/2026 - 18:52

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, vlerëson se “sulmet ndaj kryetarit të Prishtinës nga aktivistë, anëtarë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë të ulëta dhe të dobëta”.Në një postim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë