Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari: Qeveria të zgjohet, gazetarët po përballen me presion të jashtëzakonshëm

13/10/2026 - 10:01
në Lajme
A A
Kusari: Qeveria të zgjohet, gazetarët po përballen me presion të jashtëzakonshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar lidhur me presionin me të cilin, sipas saj, po përballen gazetarët Lirim Mehmetaj dhe Fidan Jupolli, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë masa konkrete për mbrojtjen e gazetarëve.

Përmes një reagimi, Kusari ka kërkuar ndryshimin e ligjeve dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e gazetarëve, duke theksuar se situata në të cilën punojnë gazetarët në Kosovë është e rrezikshme.

“Oj qeveri, wake up! Lirim Mehmetaj po përballet me presion të jashtëzakonshëm. Fidan Jupolli po përballet me presion të jashtëzakonshëm. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që Qeveria e Kosovës të fillojë t’i ndryshojë ligjet dhe të krijojë mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve”, ka shkruar Kusari.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë të ngrejë shqetësimin për sigurinë e gazetarëve, duke u bazuar edhe në përvojën e saj të punës në vende ku janë vrarë gazetarë.

“Po e them prapë dhe kom me përsëritë vazhdimisht. Unë punoj në vende ku janë vra gazetarë. Atmosfera në të cilën punojnë gazetarët në Kosovë ka ngjashmëri të madhe me ato vende. Nuk po them se në Kosovë do të vriten gazetarë, por situata është e rrezikshme dhe qeveria duhet të zgjohet nga gjumi dhe ta marrë seriozisht këtë punë”, ka theksuar ajo.

Kusari ka propozuar dy masa konkrete që, sipas saj, duhet të ndërmerren për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve në Kosovë.

“Pika nr. 1 është krijimi i një trupi koordinues për sigurinë e gazetarëve.

Pika nr. 2 është propozimi i ndryshimeve në kodin penal, të cilat do t’i ashpërsonin dënimet për sulmet ndaj gazetarëve”, ka shkruar Kusari.

Ajo ka theksuar se këto propozime nuk janë ide të reja, por masa që, sipas saj, po ndërmerren nga shtetet demokratike që angazhohen për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve.

“Këto dy pika nuk janë shpikje të miat, por masa që po ndërmerren nga shtetet demokratike që kujdesen realisht për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve”, ka shtuar Kusari.

JU REKOMANDOJMË

Një qytetar sulmon dy policë brenda stacionit policor

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
13/10/2026 - 10:50

Një person ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë, pasi kishte shkuar për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin e tij. Sipas raportit policor,...

Më shumëDetails

Shpërthim me tritol në Tiranë, shënjestrohet makina e avokatit shqiptar

Shpërthim me tritol në Tiranë, shënjestrohet makina e avokatit shqiptar
13/10/2026 - 10:25

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të avokatit Idajet Beqiri. Sipas Top...

Më shumëDetails

Policia jep detaje për ndalimin e Gani Gecit për 48 orë

Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
13/10/2026 - 09:41

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci është ndaluar për 48 orë. Në raportin e policisë thuhet se i njëjti ka kryer vepren penale kanosje ndaj gazetarit, Lirim Mehmetaj. “Pas...

Më shumëDetails

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
13/10/2026 - 09:31

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri për Gjykatën Speciale, nëse ai hyn në fuqi. Ai ka bërë me dije pas...

Më shumëDetails

Abazi: Kurti do të detyrohet të bëjë kompromise edhe më të mëdha ndërkombëtarisht

‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!
13/10/2026 - 09:17

Haki Abazi, ish-zv/Kryeministër i Kosovës, deklaroi se kryeministri Albin Kurti do të detyrohet të bëjë kompromise edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare. “Jemi në një situatë që...

Më shumëDetails

Videot intime të babait të saj, ja çka po ndodh me vajzën e Adi Hilës

Shqipëria e zhytur në videot intime të Adi Hilës: Kush po përfiton nga ky spektakël dhe pse po gjykohen më shumë gratë?
13/10/2026 - 09:02

Publikimi i videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila ka sjellë reagime të shumta dhe vëmendje të madhe publike ditët e fundit. Në këtë situatë, vëmendja është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë