Pas asamblistit Agron Përçuku, vendimin e një pjese të kryesisë së degës për përjashtimin e 3 asamblistëve të LDK-së, e ka kundërshtuar edhe sekretari i degës së kësaj partie në Vushtrri, Avdi Avdiu, duke e quajtur këtë vendim anti-statutar.
Ky reagim i tij konfirmon raportimin ekskluziv të Veriu.info (https://veriu.info/ldk-e-vushtrrise-perjashton-3-asambliste-por-kryesia-e-deges-vendimin-e-mori-pa-pasur-kuorum/), se Kryesia e degës së LDK-së nuk kishte kuorum për marrjen e vendimit për përjashtimin e 3 asamblistëve.
Veriu.info ka publikuar sonte procesverbalin e nënshkrimeve të anëtarëve të Kryesisë, ku shihet se në mbledhje morën pjesë vetëm 11 anëtarë (përfshirë edhe njërin përmes sistemit online) nga 23 sa ka kryesia. Në fakt në procesverbal ishin evidentuar 12 anëtarë, por pikërisht Avdi Avdiu kishte braktisur mbledhjen dhe nuk kishte nënshkruar procesverbalin, raporton Veriu.info
Postimi i Avdi Avdiut:
Të dashur aktivistë dhe simpartizantë të degës së LDK-së në Vushtrri,
Si Sekretar i degës së LDK-së në Vushtrri, vlerësoj se vendimi i sotëm i Kryesisë së degës së LDK-së në Vushtrri për përjashtimin e tre anëtarëve tonë është në kundërshtim me Statutin e LDK-së.
Kam qenë pjesëmarrës në këtë mbledhje dhe të njëjtën e kam lëshuar, pasi që është tentuar të manipulohet.
Në këtë mbledhje nuk ka pasur kourum dhe nuk janë ftuar të gjithë anëtarët e kryesisë siç është dashur të ftohen.
Asamblisti ynë Agron Përçuku është një nga simpatizantët dhe aktivistët më të devotshëm të LDK-së, djal parimor dhe i vyeshëm, e anëtar i kahershëm i LDK-së ,njëherit fitues i 10 % të votave të LDK së në Komunen e Vushtrris .
Veprimet e tilla nuk i kontribuojnë demokracisë së brendshme të LDK-së, prandaj si të tilla i kundërshtoj fuqishëm.
Avdi Avdiu,
Sekretar i degës së LDK-së në Vushtrri












