Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza e godet PDK-në, s’e përjashton kandidimin për kryetar

13/09/2022 - 00:00
në Kryesore, Lajme
A A
Bedri Hamza e godet PDK-në, s’e përjashton kandidimin për kryetar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është paraqitur pas një kohe të gjatë në një emision televiziv dhe ka folur për një varg temash – por njëra prej tyre mund t’i ketë lënë nën ethe për javët ose edhe muajt që po vijnë bashkëpartiakët e tij në PDK: Hamza nuk është i kënaqur, transmeton Nacionale.

Hamza ka qenë haptas i ashpër dhe kritik ndaj lidershipit partiak, duke deklaruar se nuk po bëjnë mjaftueshëm e madje as nuk janë të përgatitur mjaftueshëm që të kryejnë detyrat e tyre si parti opozitare.

“PDK duhet të jetë më aktive. E vlerësoj punën, por unë besoj që mund të bëhet më mirë. Jam i bindur për këtë gjë.” – u përgjigj z. Hamza në Pressing.

Ai i dha një mori goditjesh partisë në të cilën bën pjesë, duke nënkuptuar se nuk ka bërë mjaftueshëm as sa i përket ofrimit të alternativës opozitare por as sa i përket rekrutimit të njerëzve të përgatitur profesionalisht.

“Ne kemi nevojë me ndryshu, të gjithë e dimë. Kemi nevojë me bo ma shumë. Kem nevojë për vlerë të shtuar brendapërbrenda PDK-së. Që nënkupton vajza të reja, gra, burra – me përgatitje të duhur, me vullnet, me angazhim. Dhe me i përfshi të gjitha shtresat e shoqërisë.” – u shpreh z. Hamza.

Më tej, ai bëri edhe një tjetër kritikë tjetër duke thënë se edhe të ftuarit e deritashëm nuk ishin ‘akomoduar’ nga lidershipi partiak në formën e duhur.

“Ne nuk jemi boll. Nëse e ftojmë dikë, s’mund t’i themi hajde por rri qatje,” – kritikoi ai mes tjerash

Ish ministri Bedri Hamza përmendi edhe procesin e zgjedhjeve të brendshme në PDK, proces që u shpreh se duhej të mbyllej vitin e ardhshëm.

Ai u pyet edhe nëse z. Memli Krasniqi ishte kryetari i duhur për të udhëhequr me partinë, por përgjigja e tij nuk mund të ishte më negative.

“Unë e kam votu. Ai ka qenë kryetari i duhur për atë moment.” – ishin dy fjalitë më domethënëse të tij për këtë çështje, të pasuara me gati asnjë fjalë tjetër mbështetëse për punën e bërë nga kryetari aktual.

Dhe, ai e la të hapur mundësinë që të garonte për kryetar të partisë politike që drejtohej dikur nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Sidoqoftë, ai u shpreh se gara e brendshme në PDK do të ishte “demokratike, dhe e hapur”.

Duhet të kujtojmë se në disa raste kundër lidershipit të PDK-së kishte dalë edhe ish shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë