Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

15/10/2026 - 08:28
në Lajme
A A
Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për protestën e dhunshme, duke e cilësuar situatën e krijuar si një përpjekje për të penguar përparimin e vendit.Në reagimin e tij, Rama ishte në godinën, e cila shërbente si zyrë e Kolegjit të Evropës, institucionit të arsimit të lartë që u çel në Shqipëri në prani të udhëheqësve evropianë.
Kreu i qeverisë theksoi se këto duar që shkatërrojnë nuk janë të studentëve. Ai pohoi se studentët përfaqësojnë të ardhmen dhe se qeveria është e gatshme të dialogojë me ta për të gjetur zgjidhje për çështjet që kërkojnë vëmendje.

Në vijim, Rama akuzoi opozitën se, përmes dhunës, synon të pengojë zhvillimin e Shqipërisë.

“Deri dje, kjo ishte zyra e Kolegjit të Evropës, shkollës së Evropës së bashkuar që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit evropianë të pranishëm këtu në Tiranë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e e ardhmja, janë ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje.

Këto janë të tjera duar, këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë Shqipëria përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart e një opozite, e cila me maska të verbërisë, me zjarr dhe hekur, kërkon ta kthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do të kthehet kurrë.Kërkojnë ta rikthejnë në humnerën nga ku e nxorrëm dhe ku po e ngjisim, drejt ëndrrës në breza, BE.

Kolegji i Europës ndodh sot të jetë simboli. Janë orë të vështira, por orë që do t’i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, do të vazhdojë në rrugën e saj dhe kurrë më s’do të jenë ato duar që e kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më thellë opozitën shqiptare, s’do ta kapin dot Shqipërinë. përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit. Secili që ka bërë këtë katrahurë, do të paguajë sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Katrahura që u kthye në verbërinë e saj, fantazma që do të përpiqet të rikthehet do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve, e Shqipërisë dhe shqiptarëve“, tha Rama.

JU REKOMANDOJMË

Kingu i UÇK-së/ Selmanaj u reagon zyrtarëve të VV-së për daklaratat ndaj Haradinajt

Kingu i UÇK-së/ Selmanaj u reagon zyrtarëve të VV-së për daklaratat ndaj Haradinajt
15/10/2026 - 10:41

Ish-deputeti i Aleancës, Rasim Selmanaj ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të Vetëvendosjes në drejtim të Daut Haradinajn. Selmanaj e ka quajtur: Kingu i UÇK-së.

Më shumëDetails

Hoxhaj: Kam frikë se aktgjykimi do të përdoret për izolimin e Kosovës

Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
15/10/2026 - 10:32

Deputeti i PDK-së, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, është shprehur shqetësimin se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara mund të përdoret për ta izoluar dhe goditur Kosovën në arenën...

Më shumëDetails

Të rinjtë vazhdojnë revoltën në Tiranë: Gjimnazistët u bashkohen studentëve

Të rinjtë vazhdojnë revoltën në Tiranë: Gjimnazistët u bashkohen studentëve
15/10/2026 - 10:25

Gjimnazistë të shumtë këtë të enjte kanë bojkotuar mësimin dhe kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit. Ata u janë bashkuar studentëve në ditën e tretë të protestës Ndërkohë...

Më shumëDetails

SPAK i sekuestron telefonin Ermal Gjinajt, bashkëshortit të ish-ministres Ogerta Manastirliut

SPAK i sekuestron telefonin Ermal Gjinajt, bashkëshortit të ish-ministres Ogerta Manastirliut
15/10/2026 - 10:18

SPAK ka sekuestruar telefonin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut. Detajet mbi arsyet dhe rrethanat e këtij veprimi mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht. Pritet që në vijim...

Më shumëDetails

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”
15/10/2026 - 10:12

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka reaguar pas një deklarate të mbrëmshme të Daut Haradinajt nga Aleanca, i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të...

Më shumëDetails

Stambollin e merr uji: Përmbytjet masive shkaktojnë kaos, veturat “notojnë” nga vërshimet

Stambollin e merr uji: Përmbytjet masive shkaktojnë kaos, veturat “notojnë” nga vërshimet
15/10/2026 - 10:06

Reshjet e dendura të shiut që përfshin Stambollin më 14 tetor 2026 kanë shkaktuar përmbytje masive, kaos në trafik dhe bllokim të shërbimeve publike. Uji ka vërshuar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë