Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

16/10/2026 - 08:00
në Sport
A A
Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, është intervistuar nga policia franceze në kuadër të një hetimi për korrupsion, që lidhet me pagesa të dyshimta ndaj ish-shefit të sigurisë së Përfaqësueses së Francës.

Sipas mediumit francez L’Équipe, Mbappé është intervistuar në Paris më 30 shtator, ndërsa në këtë rast është përfshirë edhe nëna e tij, Fayza Lamari, e cila është marrë në pyetje më 9 tetor.

Hetimi lidhet me Mohamed Sanhadjin, i cili për më shumë se 20 vjet ka punuar në sigurinë e përfaqësueses franceze dhe ka krijuar marrëdhënie të afërta me disa prej futbollistëve.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse këto marrëdhënie janë shfrytëzuar për përfitime personale.

Një nga çështjet kryesore të hetimit është një pagesë prej 60 mijë e 300 eurosh, të cilën Mbappé ia kishte dhënë Sanhadjit në qershor të vitit 2023, nga bonuset e fituara në Kupën e Botës në Katar.

Përfaqësuesit e futbollistit kanë deklaruar se pagesa ishte një gjest falënderimi për pjesëtarët e sigurisë, ndërsa thuhet se edhe katër zyrtarë të tjerë policorë kishin përfituar nga këto para. Sanhadji dyshohet se nuk e kishte deklaruar pagesën te eprorët e tij.

Vetëm disa javë më vonë, Sanhadji e kishte shoqëruar Mbappén gjatë një udhëtimi në Kamerun. Hetuesit po përpiqen të sqarojnë nëse zyrtari ishte përgjegjës për sigurinë e futbollistit gjatë këtij udhëtimi dhe nëse pagesa kishte lidhje me këtë shërbim.

Një tjetër çështje që po shqyrtohet është një hua prej 120 mijë eurosh, të cilën Mbappé dyshohet se ia kishte dhënë Sanhadjit në vitin 2024 përmes nënës së tij.

Sipas raportimeve, Lamari i kishte kërkuar gjithashtu Sanhadjit ndihmë për aplikimin për katër viza për persona të afërt të saj.

Hetimi përfshin edhe dyshime për pagesa të pranuara nga ish-futbollistët e Francës, Franck Ribéry, Raphaël Varane dhe Laurent Blanc.

Në total, Sanhadji dyshohet se ka përfituar rreth 300 mijë euro nga futbollistë, ndërsa autoritetet franceze po shqyrtojnë rrethanat dhe qëllimin e këtyre pagesave.

JU REKOMANDOJMË

Kosova dhe Shqipëria në garë për Lutfi Dalipin, Zvicra rrezikon ta humbasë talentin e ri

Kosova dhe Shqipëria në garë për Lutfi Dalipin, Zvicra rrezikon ta humbasë talentin e ri
16/10/2026 - 09:55

Sulmuesi 20-vjeçar po shkëlqen te Vaduz me katër gola dhe nëntë asistime këtë sezon. Sipas “Blick”, të dyja kombëtaret shqiptare e kanë ftuar në shtator. Kosova dhe Shqipëria...

Më shumëDetails

Foli hapur pas ndeshjes me Atleticon, Martinez gjobitet nga Manchester Unitedi

Foli hapur pas ndeshjes me Atleticon, Martinez gjobitet nga Manchester Unitedi
16/10/2026 - 09:15

Ylli i Manchester Uniteditit, Lisandro Martinez mori vëmendje këtë javë. Argjentinasi, pas humbjes me Atletico Madridin kritikoi drejtuesit e klubit për situatën jo të mirë të klubit me...

Më shumëDetails

Mirlind Daku bëhet protagonist, shënon dy gola, Spartak Moskë fiton derbin me përmbysje (Video)

Mirlind Daku bëhet protagonist, shënon dy gola, Spartak Moskë fiton derbin me përmbysje (Video)
16/10/2026 - 08:33

Mirlind Daku bëhet heroi i Spartakut të Moskës teksa e ndihmoi skuadrën e tij të fitojë derbi me Rodina në Kupën e Rusisë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi...

Më shumëDetails

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje
15/10/2026 - 23:49

Sulmuesi i Kosovës Fisnik Asllani realizoi gol, por skuadra e tij Hoffenheim humbi nga Beshiktashi i Milot Rashicës me rezultat 2:3 në EUROPA LEAGUE. Ishte Murillo, ai që...

Më shumëDetails

Carlos Valderrama i befason të gjithë, rruan kokën pas më shumë se 50 vitesh

Carlos Valderrama i befason të gjithë, rruan kokën pas më shumë se 50 vitesh
15/10/2026 - 19:39

Legjenda e futbollit kolumbian, Carlos Valderrama, ka habitur botën e futbollit me ndryshimin drastik në pamjen e tij. Ish-mesfushori 65-vjeçar, i njohur në mbarë botën për flokët e...

Më shumëDetails

Hajdutët i grabisin shtëpinë ndërsa ai luante në Champions, Antony reagon i revoltuar

Hajdutët i grabisin shtëpinë ndërsa ai luante në Champions, Antony reagon i revoltuar
15/10/2026 - 19:14

Një mbrëmje që duhej të ishte e veçantë për Antony-n përfundoi me një ngjarje të pakëndshme jashtë fushës së lojës. Sulmuesi brazilian, i cili luan për Real Betisin,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandali me pronat në Lipjan, “Mercom Company” mori tokë për 99 vjet, investimi prej 2 milionë eurosh mbeti vetëm në letër

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë