Një lokal në qendër të Mitrovicës, saktësisht në sheshin e qytetit, ka larguar aneksin shtesë që kishte vendosur para një kohe në hapësirë publike.
Drejtorët komunalë në Mitrovicë kanë zbatuar ligjin 1 muaj pasi Gazeta Online Veriu.info kërkoj përgjigje zyrtare nga drejtoria e Urbanizmit për arsyen e moszbatimit të ligjit.
Veriu.info i ishte drejtuar me pyetje drejtorit të Urbanizmit, Edison Tërnava, më 15 gusht duke e pyetur se pse nuk po zbatohet ligji për lokalin në fjalë.
Hulumtimi i Veriu.info ka zgjuar nga gjumi drejtorin Tërnava dhe drejtorin e Inspekcionit, Valon Brahimi, të cilët pas 1 muaji zbatuan ligjin duke liruar këtë hapësirë.
Më poshtë gjeni dëshminë e pyetjes së dërguar nga redaksia e Veriu.info:













