
Sot i jepet lamtumira e fundit 22 vjeçarit nga Podujeva i cili mbeti i vdekur pas një sulmi me thikë, mbrëmjen e së hënës në Podujevë.
Dyshohet se gjithçka nisi si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Në njoftimin e publikuar nga familja thuhet se sot në orën 18:00 bëhet varrimi i të ndjerit, në varrezat e fshatit Siboc i Epërm.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.










