Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur substanca narkotike dhe një thikë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 18 tetor 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Enver Maloku”.
Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.94 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një thikë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe posedim të paautorizuar të armëve.


















