Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

19/10/2026 - 19:15
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në ambulancën e stomatologjisë “AL – Dent V” në Skenderaj, ku gjatë procedurës së trajtimit të dhëmbit pacienti e ka gëlltitur gjilpërën endodontike.

Ky rast i ka ndodhur pacientit G.A. (emër i njohur për redaksinë) më 28 janar 2026 gjatë trajtimit stomatologjik nga Dr. Ismet Uka në një ambulancë stomatologjike, e cila nuk figuronte e regjistruar në sistemin elektronik të Ministrisë së Shëndetësisë.

Veriu.info ka siguruar raportimin e inspektimit të inspektorëve shëndetësorë të realizuar një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë për shëndetin e pacientit me kërkesë të Policisë së Kosovës, ku thuhet se pacienti aksidentalisht ka gëlltitur gjilpërën endodontike.

“Gjatë shikimit të RTG (Rentgenit), pacienti aksidentalisht e ka gëlltitur gjilpërën endodontike”, citohet në raport të ketë thënë Dr. Ismet Uka para inspektorëve shëndetësorë.

Në raport të inspektimit si shkelje janë konstatuar të dhënat e mangëta të evidentuara në regjistrimin elektronik të këtij institucioni privat shëndetësor për pacientin G.A.

“Gjatë verifikimit në sistemin elektronik të Ministrisë së Shëndetësisë, në Divizionin për Licencim dhe Akreditim (DLA), nuk figuron institucioni IPSH “AL – Dent V”. Sipas deklarimit të Dr. Ismet Uka, institucioni është në procedurë rilicencimi me emër të ri “Mara Dent SH.P.K.”, me datë aplikimi 14.01.2026, ku sipas tij është evidentuar i njëjti kuadër shëndetësor. Gjatë verifikimit zyrtar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim, lidhur me lajmërimin e kuadrit shëndetësor të institucionit IPSH “AL – Dent V”, Inspektorati Shëndetësor ka konstatuar se: Në formularin e aplikimit me datë 16.11.2020 figuron institucioni “Al – Dent V”, me adresë Rr. “Ahmet Delia”, Skenderaj (foto si dëshmi). Personeli i lajmëruar në këtë aplikim figuron: Dr. Freskim Fadil Rrustemaj – Doktor i Stomatologjisë, Znj. Liridona Tahiri – Asistente e Stomatologjisë, me orar pune nga ora 09:00 – 16:00. Bazuar në këto të dhëna, rezulton se nga data e aplikimit fillestar, institucioni IPSH “AL – Dent V” nuk ka bërë lajmërim apo përditësim të kuadrit shëndetësor që ka ushtruar dhe që aktualisht ushtron veprimtari në këtë institucion”, thuhet në raportin e inspektimit të siguruar nga Veriu.info.

 

Çka deklaroi doktori?

Veriu.info ka siguruar edhe deklaratën e Dr. Ismet Uka për këtë rast, i cili thotë se pacienti e ka gëlltitur gjilpërën derisa ky ishte duke e analizuar radiografinë.

“Gjatë procedurës së largimit të pulpës më është nevojitur pamja radiografike për të përcaktuar gjatësinë e kanaleve. Andaj kam futë gjilpërën endodontike në dhëmb dhe kam realizuar radiografi retroalveolare (laptopi me rëntgenin retroalveolar digjital është ngjitur me poltronin stomatologjik) me ndihmën e asistentes, pacientin e kam udhëzuar që ta mbajë gojën hapur, dhe pastaj për disa sekonda kam analizuar radiografinë në laptop dhe kam përcaktuar gjatësinë e kanalit të dhëmbit. Jam kthyer shpejt te pacienti dhe kam parë që po mungon gjilpëra endodontike që ishte në dhëmb dhe pacienti ka pohuar që e ka gëlltitur gjilpërën”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Dr. Ismet Uka.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, pacienti është dërguar në QKMF-në e Skenderajt për trajtim, ku nga aty është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

Inspektimi dhe shkeljet e konstatuara në ordinancë

Në përfundim të inspektimit, inspektorët kanë konstatuar shkelje të shumta në këtë ambulancë stomatologjike, për të cilat institucionit i është shqiptuar një gjobë, si dhe është nxjerrë vendim për ndalimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore deri në lajmërimin dhe përditësimin e kuadrit shëndetësor në Divizionin për Licencim dhe Akreditim (DLA) pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në përputhje me Ligjin për Shëndetësi.

Veriu.info ka gjetur se ordinanca stomatologjike “AL-DENT V” ishte emri tregtar i biznesit individual të regjistruar në ARBK si “Valon Rama B.I.” në pronësi të Valon Rama.

Mirëpo, sipas të dhënave në ARBK, biznesi “Valon Rama B.I.” që funksiononte me emrin tregtar Ordinanca Stomatologjike “AL-DENT V” në Skenderaj, ishte shuar më datë 8 mars 2024, datë kur është hapur në ARBK Ordinanca Stomatologjike MARA Dent SH.P.K., për të cilën Dr. Ismet Uka në deklarim kishte thënë se janë në proces të rilicencimit me këtë biznes.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “AL – DENT V” për këtë raport inspektimi të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Çka është gjilpëra endodontike dhe rreziqet

Në stomatologji, gjilpëra endodontike (e njohur edhe si fajll ose instrument endodontik) është një mjet shumë i hollë, fleksibil dhe me sipërfaqe gërryese, i cili përdoret gjatë trajtimit të kanaleve të rrënjës së dhëmbit (“heqja e nervit”).

Ato shërbejnë për pastrimin e indit të infektuar të pulpës, zgjerimin dhe formësimin e kanaleve të rrënjës në mënyrë që ato të dezinfektohen dhe të mbushen siç duhet.

Edhe pse këto janë mjete standarde të punës, trajtimi endodontik mbart rreziqe dhe komplikime potenciale. Ndër më të rëndat janë gëlltitja ose aspirimi aksidental i instrumentit – siç ndodhi në rastin konkret – thyerja e tij brenda kanalit, perforimi i rrënjës, si dhe infeksionet që vijnë si pasojë e mospastrimit të plotë.

Në aspektin e sigurisë mjekësore dhe ligjore, stomatologu ka obligimin kryesor dhe të plotë që të kujdeset për parandalimin e gëlltitjes ose aspirimit të mjeteve gjatë trajtimit, duke zbatuar protokollet e detyrueshme të sigurisë, siç është vendosja e digës me gomë (koferdamit) e cila e bën fizikisht të pamundur rënien e ndonjë instrumenti në fytin e pacientit.

Foto: Pamje se si duket një gjilpërë endodontike
Foto: Pamje se si duket një gjilpërë endodontike

LEXONI EDHE:

Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

 

 

 

Tags: AL - DENT VGjilpera]Ismet UkaMARA DentValon Rama

JU REKOMANDOJMË

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin
19/10/2026 - 21:14

Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues
19/10/2026 - 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka reaguar lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se në këtë parti po e kuptojnë se...

Më shumëDetails

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht
19/10/2026 - 20:59

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë...

Më shumëDetails

Gjermania planifikon ta përgjysmojë kuotën për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Gjermania planifikon ta përgjysmojë kuotën për punëtorët nga Kosova dhe rajoni
19/10/2026 - 20:48

reth 546 mijë shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë të punësuar në Gjermani me sigurime shoqërore, ndërsa në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe punëtorët nga Kosova....

Më shumëDetails

RENEA vendoset sërish te Kryeministria në Tiranë

RENEA vendoset sërish te Kryeministria në Tiranë
19/10/2026 - 20:32

Protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa efektivët e forcave speciale RENEA janë vendosur sërish pranë Kryeministrisë, për të tretën natë...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku thotë se nuk s’ka dallim të madh mes Ramës e Kurtit: Të dy kanë prirje autoritare

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante
19/10/2026 - 20:23

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku nuk sheh dallim të madh mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit.Sadiku ka thënë se të dy udhëheqin parti të majta dhe se, sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    489 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 122
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë