Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama: Protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe për të frenuar negociatat me BE-në

20/10/2026 - 09:05
në Lajme
A A
“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma

FILE PHOTO: Albanian Prime Minister Edi Rama gestures during an interview with Reuters as Albanians protest against a planned luxury resort backed by a company linked to Jared Kushner, the son-in-law of U.S. President Donald Trump, on an environmentally sensitive part of the Adriatic coast, in Tirana, Albania, June 8, 2026. REUTERS/Florion Goga/File Photo

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e ditëve të fundit gjatë një takimi me drejtuesit e gjimnazeve në Ministrinë e Arsimit, duke deklaruar se, sipas tij, ato po shfrytëzohen për të krijuar perceptimin se lidhen me arsimin, ndërsa në thelb synojnë të nxisin dhunë dhe të destabilizojnë vendin.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te institucionet arsimore, të cilat, sipas tij, janë vendosur në qendër të vëmendjes për të kamufluar qëllimet e vërteta të protestave.

“Institucioni i cili është bërë objekt i sulmit dhe agresionit të vërtetë është vendosur në qendër të vëmendjes për një arsye, për të kamufluar ç’ka në të vërtetë është në durimin e helmuar të kësaj proteste. Për të krijuar idenë që kjo është një protestë për arsimimin, për të justifikuar kësisoj këtë valë dhune që s’ka të bëjë me nxënësit e studentët, por me një grup njerëzish ku ka nga të gjithë”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se, sipas tij, në grupet që përfshihen në akte dhune dhe që ushtrojnë presion ndaj policisë ka edhe studentë të ekstremizuar në bindjet e tyre politike, por nënvizoi se e drejta për të protestuar nuk duhet ngatërruar me aktet e dhunshme.

“Në atë grup që agreson policinë, që mban në një presion terrori qytetin, ka dhe studentë të cilët janë të ekstremizuar në pikëpamjet e tyre, që i përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik, por problemi nuk janë dhe s’do jenë asnjëherë as studentët, as qytetarët që ushtrojnë të drejtën e protestës. Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është një liri kushtetuese e pakuptimtë për askënd”, u shpreh kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama mori në dorë një gur, duke e përdorur si shembull për të argumentuar rrezikun që, sipas tij, paraqesin aktet e dhunës gjatë protestave. Kryeministri e cilësoi gurin si simbol të dallimit mes protestës paqësore dhe dhunës, duke argumentuar se shteti ka të drejtë të reagojë kur tejkalohen kufijtë e ushtrimit të lirive kushtetuese.

“Kam marrë përsëri me vete këtë gur, sepse kur e mban në dorë, dhe imagjinoni peshën që ky merr kur gjuhet drejt trupave të policisë, është një armë që mund të shkaktojë dhe një tragjedi. Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie. Ky gur është objekti që përcakton ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar”, tha Rama.

Kryeministri vijoi akuzat e tij duke deklaruar se grupe të ndryshme po përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve për të krijuar destabilitet në vend dhe për të penguar proceset integruese të Shqipërisë.

“Duart që janë futur këtu për të shfrytëzuar manifestimin e pakënaqësisë qytetare për arsye nga më të ndryshmet, janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, një boshllëk, një hapësirë të krijuar për të frenuar ecurinë e mëtejshme të vendit tonë, për të destabilizuar një vend që ka qenë eksportues i stabilitetit në këtë pjesë të Europës, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe për ta frenuar procesin e negociatave në BE”, deklaroi Rama. /rtsh.al/

JU REKOMANDOJMË

Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”
20/10/2026 - 10:05

Veriu.info më 16 tetor ka raportuar ekskluzivisht për Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në “Spitali Amerikan 2” (American Hospital Kosova II) në Graçanicë, ku një foshnje e sapolindur...

Më shumëDetails

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit
20/10/2026 - 09:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një prej ish-aleatëve të tij më të afërt, Richard Grenell. Siç ka shkruar mediumi “Axios”, në Shtëpinë e...

Më shumëDetails

Protesta, dhunë, shtetrrethim: Pse po rebelohet rinia e Europës?

Protesta, dhunë, shtetrrethim: Pse po rebelohet rinia e Europës?
20/10/2026 - 09:37

Karburant, ushqime të shtrenjta, qira të larta: Në Evropë po rritet kundërshtimi ndaj kostove gjithnjë e më të larta të jetesës dhe shkurtimeve në shkolla e universitete. Protestat...

Më shumëDetails

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Besnik Tahiri: Zgjedhjet janë të pashmangshme, përgjegjësia për humbjen e shpresës i takon paaftësisë së Kurtit
20/10/2026 - 09:20

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të cilat sipas tij, përballen qytetarët e Kosovës. Tahiri në një postim në Facebook shkruan...

Më shumëDetails

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen
20/10/2026 - 08:47

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili ka drejtuar akuza ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt,...

Më shumëDetails

Rama merr sërish një gur në takimin me drejtorët e shkollave: Është objekti që ndan të drejtën e protestës nga ajo e shtetit

Rama merr sërish një gur në takimin me drejtorët e shkollave: Është objekti që ndan të drejtën e protestës nga ajo e shtetit
20/10/2026 - 08:36

Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish me vete një gur gjatë takimit me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe 25 drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës, për të argumentuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    492 Shpërndaje
    Shpërndaje 197 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë