Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia për hapjen e xhamisë në Dumnicë: Nuk pati incidente, ritet fetare vazhduan normalisht

20/10/2026 - 17:09
në Lajme
A A
Policia për hapjen e xhamisë në Dumnicë: Nuk pati incidente, ritet fetare vazhduan normalisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se hapja e xhamisë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë është zhvilluar pa incidente, pavarësisht kundërshtimeve të disa qytetarëve lidhur me emërimin e imamit nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

Sipas njoftimit të Policisë, për mbarëvajtjen e aktivitetit është zbatuar një plan operativ, ndërsa në terren janë angazhuar njësi policore nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë dhe Stacioni Policor në Podujevë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë aktivitetit kanë qenë të pranishëm qytetarë me qëndrime të ndryshme për emërimin e imamit, por nuk janë shënuar incidente që do të cenonin rendin dhe sigurinë publike.

“Hapja e xhamisë është bërë në orën 13:00 dhe kanë filluar ritet fetare. Një grup personash kanë shprehur kundërshtimet e tyre përmes thirrjeve dhe zhurmës verbale, por situata është menaxhuar pa nevojën e ndërhyrjes policore”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

Sipas Policisë, pas një periudhe të shkurtër, personat që kishin kundërshtuar janë larguar nga objekti, ndërsa ceremonitë fetare kanë vazhduar normalisht.

Video

Policia ka vlerësuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe ka ritheksuar përkushtimin për garantimin e rendit publik dhe të drejtës së qytetarëve për ushtrimin e lirë të besimit fetar.

Hapja e xhamisë është shoqëruar me kundërshtime nga një grup banorësh, të cilët nuk pajtohen me emërimin e imamit nga BIK-u. Banorët kanë kërkuar që në këtë xhami të shërbejë Fidan Musliu, për të cilin pretendojnë se u ishte premtuar se do të emërohej imam.

JU REKOMANDOJMË

“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome

“Thyhet” qetësia, nis hedhja e molotovëve dhe gurëve te Kryeministria, policia përgjigjet me gaz e plumba gome
20/10/2026 - 19:09

“Paqja” mes protestuesve dhe policisë nuk ka zgjatur shumë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë dhe molotovë...

Më shumëDetails

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë

Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz Mazrekut ka deklaruar si naftë 7,180.050.50 litra ujë
20/10/2026 - 18:53

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 20 tetor 2026 ngriti aktakuzë ndaj të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Korab Visoka, Fatmir Visoka, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari,...

Më shumëDetails

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës
20/10/2026 - 18:30

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njofton hapjen e konkurseve për mbështetje financiare të studentëve dhe kërkuesve shkencorë përmes bursave për studime të doktoratës brenda dhe jashtë vendit,...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten

Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten
20/10/2026 - 18:21

Në një kohë kur protestat vijojnë në vend, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare ditën e enjte, më 22 tetor, në orën 10:00. Kujtojmë se...

Më shumëDetails

Syla i OVL UÇK-së zbulon planin për Kurtin e deputetët nëse s’do votohej Ligji për Specialen

Syla i OVL UÇK-së zbulon planin për Kurtin e deputetët nëse s’do votohej Ligji për Specialen
20/10/2026 - 18:05

Gazmend Syla nga OVL e UÇK’së në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për një deklarim të Daut Haradinajt i cili ka thënë se në mesin...

Më shumëDetails

Kompania e afërt me VV-në që fitoi tenderin për pelet në Podujevë, shpallet fituese edhe në Graçanicë por me çmim shumë më të lirë

Kompania e afërt me VV-në që fitoi tenderin për pelet në Podujevë, shpallet fituese edhe në Graçanicë por me çmim shumë më të lirë
20/10/2026 - 17:58

Kompania e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, DnA Core L.L.C., ka fituar një tjetër tender për furnzimi me pelet në prag të stinës së Dimrit. Në konsorcium me kompaninë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë