Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis bojkoti në të gjitha universitetet publike në Shqipëri

21/10/2026 - 08:14
në Lajme
A A
Nis bojkoti në të gjitha universitetet publike në Shqipëri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të Shqipërisë, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që protestojnë. Bojkoti është paralajmëruar të nisë sot, dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Në deklaratën e saj, sindikata argumenton se studentët kanë protestuar prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe për llogaridhënie. Sipas saj, kërkesave të tyre u është përgjigjur heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe dhuna ndaj protestuesve, raporton A2 CNN.

Pedagogët shprehen se nuk mund të vijojnë mësimin normalisht, ndërkohë që studentët e tyre, siç thonë ata, përballen me dhunën në rrugë. Ata ngrenë gjithashtu shqetësime për zhvillimet politike dhe ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë.

Sindikata kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës që prej 13 tetorit, si dhe vënien para përgjegjësisë të personave që e kanë urdhëruar apo ushtruar atë. Po ashtu, kërkon trajtim të ligjshëm dhe dinjitoz për çdo student të shoqëruar nga policia dhe plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve.

Sindikata u ka bërë thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë të respektojnë vendimin dhe të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve apo studentëve që marrin pjesë në protestë.

Në deklaratë theksohet se bojkoti nuk përbën braktisje të auditorëve, por një formë reagimi në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të studentëve.

Përveç bojkotit, pedagogët bëjnë të ditur se do të marrin pjesë aktivisht në protestë. Ata do të mblidhen çdo ditë, në orën 10:00, përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve.

JU REKOMANDOJMË

Rrustem Mustafa: Koalicioni VV-PDK mund t’i ofrojë stabilitet vendit

Rrustem Mustafa – Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së
21/10/2026 - 09:12

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka folur për mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. I pyetur  nëse Albin Kurti është...

Më shumëDetails

Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Portugali dhe Shqipëri protesta të dhunshme – Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë

Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Portugali dhe Shqipëri protesta të dhunshme – Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë
21/10/2026 - 09:04

Vala e protestave të nxënësve, studentëve dhe mbështetësve të tyre tashmë është shtrirë nga Franca, Belgjika, Italia, Portugalia, Spanja, Greqia dhe Austria deri në Shqipëri. Edhe në Gjermani,...

Më shumëDetails

Rama vendos sërish karriget që studentët thyen dje: Ejani në dialog

Rama vendos sërish karriget që studentët thyen dje: Ejani në dialog
21/10/2026 - 08:58

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në mëngjes ka kerkuar sërish dialog duke rikthyer karriget e qe vendosi ditën e djeshme dhe që në mënyrë demostrative nga studentët...

Më shumëDetails

Musliu-Shoshi e cilëson “të zbehtë” fjalimin e Konjufcës në OKB: E vërteta historike nuk mbrohet me gjysmë zëri

Musliu-Shoshi: Për këtë fundvit përpjekja e vetme e Albinit është të vendos sistem autokratik
21/10/2026 - 08:44

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar fjalën e Glauk Konjufcës, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB. Në një postim, Musliu-Shoshi ka thënë se qasja e...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj kritika Konjufcës për paraqitjen në OKB: Marre Glauk, bota po na sheh çuditshëm

Daut Haradinaj kritika Konjufcës për paraqitjen në OKB: Marre Glauk, bota po na sheh çuditshëm
21/10/2026 - 08:35

Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk ka pritur ta sheh “Kosovën kaq të poshtëruar”. Ai tha se bota “po na sheh sikur ne...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa – Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrustem Mustafa – Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së
21/10/2026 - 08:27

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka deklaruar se Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së. Deputeti i PDk-së gjatë një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë