Policia në Shtërpcë, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës.
Ndalimet erdhën në kuadër të planit të policisë, “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.
Masa drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë për matje dhe procedura të mëtejshme ligjore, tha policia.
Policia Rajonale e Ferizajt tha se mbetet e përkushtuar në ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimit me institucionet kompetente, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive të kundërligjshme, përfshirë keqpërdorimin dhe prerjen e paligjshme të pyjeve.
















