Zyra e suksesshme e avokatisë Feka & Partners ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës për këshillim dhe përfaqësim juridik.
Prej tash anëtarët e Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës të KEK-ut do ta kenë adresën efikase dhe profesionale për përfaqësim juridik.
Veriu.info mëson se edhe punëtorë tjerë të KEK-ut që nuk janë pjesë e kësaj sindikate tashmë kanë shprehur interesim që të përfaqësohen nga zyra e avokatisë Feka & Partners.
Ndryshe, viteve të fundit Feka & Partners ka qenë zyrja e avokatisë me përfaqësimin më të madh të nëpunësve publik, duke përfshirë: mësimdhënësit, zyrtarët policor, zyrtarët e doganës, etj.
Njoftimi i Feka & Partners:
Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Feka & Partners dhe Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës.
Përmes kësaj marrëveshjeje, ekipi ynë do të ofrojë këshillim dhe përfaqësim juridik për Sindikatën në ushtrimin e veprimtarisë së saj, si dhe mbështetje për anëtarët në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave që rrjedhin nga marrëdhënia e punës.
Falënderojmë Sindikatën për besimin. Këtë përgjegjësi e marrim me përkushtimin për të ofruar shërbime juridike me profesionalizëm dhe integritet.

















