Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është 25-vjeçari që u shtir si agjent i AKI-së dhe mori para me premtimin për punësim – në hetime u përfshi edhe Inteligjenca

22/10/2026 - 09:05
në Lajme
A A
Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për gati dy vjet dyshohet se e mbajti me shpresa për punësim në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke i marrë vazhdimisht para. Një 25-vjeçar nga Prishtina është arrestuar nën dyshimin se ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i AKI-së dhe kishte shfrytëzuar këtë identitet të rremë për t’i marrë para një qytetari, të cilit i premtonte se do t’ia siguronte një vend pune në institucionin e inteligjencës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Donat Novosella, rreth 26-vjeçar, ndërsa personi që ka denoncuar rastin është A.B., rreth 32-vjeçar.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, gjithçka dyshohet se kishte nisur në fillim të vitit 2025 dhe kishte vazhduar edhe gjatë vitit 2026.

Gjatë kësaj periudhe, Novosella dyshohet se i ishte prezantuar A.B si person zyrtar, më konkretisht si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Duke pretenduar se kishte lidhje me institucionin e inteligjencës, ai dyshohet se i kishte kërkuar vazhdimisht shuma të ndryshme parash, në këmbim të premtimit se do ta punësonte në AKI.

Shuma e përgjithshme e parave që dyshohet se janë marrë ende nuk është bërë e ditur.

Pas një periudhe të gjatë, më 8 tetor 2026, A.B e ka denoncuar rastin në Polici, duke ngritur dyshime se kishte qenë viktimë e një mashtrimi të vazhdueshëm.

Por ajo që e bën këtë rast edhe më të veçantë është përfshirja e vetë Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në koordinimin e veprimeve hetimore.

Pas denoncimit, hetuesit e Prishtinës, në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime për verifikimin e pretendimeve dhe sigurimin e provave.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe dëshmi që mbështesin dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Pas këtyre veprimeve, më 21 tetor 2026, Novosella është ftuar për intervistim nga hetuesit.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Donat Novosella është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar shumën e parave të përfituara, mënyrën e realizimit të dyshuar të mashtrimit dhe rrethanat e tjera të çështjes.

Ndërkohë, mbetet të përcaktohet se sa para dyshohet se janë marrë gjatë kësaj periudhe dhe nëse i dyshuari ka përdorur ndonjë dokument apo mjet tjetër për ta bërë më bindës prezantimin e tij të rremë si punonjës i AKI-së.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovë

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovë
22/10/2026 - 10:04

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë të shmangë retorikën nxitëse ndaj Kosovës dhe të ndërmarrë hapa konkretë për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave të dyshuar për sulmin...

Më shumëDetails

ShBA ende nuk ka reaguar për Ligjin e Speciales, Koci: Mund të jetë shpresë për Kosovën

ShBA ende nuk ka reaguar për Ligjin e Speciales, Koci: Mund të jetë shpresë për Kosovën
22/10/2026 - 09:53

Një temë e cila është aktuale dhe zgjon interes tejet të madhe në opinion është Ligji për Specialen, ndryshimet e së cilit u votuan nga deputetët e Kuvendit...

Më shumëDetails

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, Liço ndan pamje brenda objektit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, Liço ndan pamje brenda objektit
22/10/2026 - 09:41

Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje ambientet e Top Albania Radio në Tiranë, duke dëmtuar studiot dhe duke bërë të pamundur vazhdimin normal...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj: VV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Nasim Haradinaj: VV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale
22/10/2026 - 09:24

Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj duke folur për votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend ka shpeguar se përse Vetëvendosje ka dashur që ta votojë miratimin e...

Më shumëDetails

Sot mblidhet Kuvendi, kjo është agjenda

Sot mblidhet Kuvendi, kjo është agjenda
22/10/2026 - 09:18

Sot me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca e rregullt plenare e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë formimi i Komisionit...

Më shumëDetails

Policia me aksion në veri, bashkë me Doganën dhe ATK-në

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia
22/10/2026 - 09:02

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri informon opinionin publik se sot, me datën 22.10.2026, në disa lokacione në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë