Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe vendbanimet e tjera shqiptare në Serbi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.
Haradinaj ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit sa më të madh të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, duke përmendur diskriminimin dhe padrejtësitë me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në këtë shtet.
Postimi:
Me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, i ftoj bashkëkombësit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në vendbanimet tjera, të dalin masovikisht në votime.
Përballë diskriminimit dhe padrejtësive nga shteti serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje
Të bashkuar në një listë të përbashkët, votoni “Koalicionin Shqiptar”, me nr. 17, për një zë më të fuqishëm të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë!
















