Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shiroka-Pula: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen dhe nuk personalizohen

22/10/2026 - 10:49
në Lajme
A A
Shiroka-Pula: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen dhe nuk personalizohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe respektimit të vendimeve të saj, duke nënvizuar se kushtetuta duhet të jetë mbi pushtetin dhe se asnjë institucion nuk është mbi ligjin.

Në ceremoninë e shënimit të 17-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Shiroka-Pula ka thënë se pavarësia e këtij institucioni është garanci themelore e demokracisë, e sundimit të ligjit dhe e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

“Kushtetuta i përcakton këto kufij, ajo garanton se askush nuk është mbi ligjin, se pushteti nuk është i pakufizuar dhe se të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk varen nga vullneti i atyre që ushtrojnë autoritetin publik. Prandaj, pavarësia e gjykatës kushtetuese, nuk është vetëm një parim juridik, ajo është një garanci themelore e demokracisë, e sundimit të ligjit dhe e besimit të qytetarëve se kushtetuta do të mbrohet në praktikë në çdo rrethanë dhe pa përjashtim. …Gjykata kushtetuese, ka një përgjegjësi të veçantë në artikulaturën demokratike të shtetit. Ato sigurojnë që kushtetuta të mos mbetet vetëm në dokumente thelbësore, por të jetë autoriteti më i lartë juridik. Të cilit i nënshtrohen të gjitha institucionet”, deklaroi Shiroka-Pula.

Ajo ka theksuar se roli i Gjykatës Kushtetuese bëhet edhe më i rëndësishëm në kohë krizash politike, kur institucionet përballen me presion dhe kur vihet në sprovë respektimi i parimeve kushtetuese.

“Ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kohën e krizave politike, kur presioni mbi institucionet rritet dhe kur respektimi i parimeve kushtetuese bie në sprovë. Pikërisht në këto momente dëshmohet rëndësia e gjykatave të pavarura, ato garantojnë që ushtrimi i pushtetit të mbetet brenda kufijve të kushtetutës. Për Kosovën, si shtet i ri, gjykata kushtetuese ka një rëndësi të veçantë. Vendimet e gjykatës kushtetuese, respektohen dhe nuk personalizohen pavarësisht efekteve të tyre politike. Përvoja e gjykatës kushtetuese, federale të Gjermanisë, e gjykatave të tjera evropiane, dhe ekspertiza e Komisionit të Venecias, përbëjnë një mundësi të çmuar për të diskutuar sfidat e përbashkëta për të thelluar dialogun juridik, dhe të përforcuar standardet e mbrojtjes së rendit kushtetues. Përvoja tona mund të ndryshojë, por parimet që na bashkojnë janë të njëjta. Forca e një demokracie nuk matet me mungesën e kufijve të pushtetit, por me gatishmëri për të respektuar ato. Kur kushtetuta është mbi pushtetin, të drejtat e qytetarëve janë më të sigurta, kur institucionet i nënshtrohen kushtetutës, demokracia është më e fortë”, nënvizoi Shiroka-Pula./EO/

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje
22/10/2026 - 11:38

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri,...

Më shumëDetails

Ymeri, Vitisë: Ministër, nuk e di qysh flen natën kur dikush në gjoks e ka kancerin e ju e rregulloni mindilin

Ymeri, Vitisë: Ministër, nuk e di qysh flen natën kur dikush në gjoks e ka kancerin e ju e rregulloni mindilin
22/10/2026 - 11:30

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për menaxhimin e sistemit shëndetësor, duke përmendur rastin e një gruaje që...

Më shumëDetails

Haradinaj “shpotit” edhe PDK’në për kthimin e mundshëm të Ligjit për Specialen: Lojë e ndytë

Haradinaj “shpotit” edhe PDK’në për kthimin e mundshëm të Ligjit për Specialen: Lojë e ndytë
22/10/2026 - 11:21

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar lidhur me kthimin e mundshëm të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës pasi s’u dekretua nga presidentja Justina...

Më shumëDetails

Gjyqtari Valon Hajdini emërohet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj

Gjyqtari Valon Hajdini emërohet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj
22/10/2026 - 11:16

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në kuadër të takimit të 373-të, ka emëruar Valon Hajdini gjyqtar mbikëqyrës për degën në Skenderaj të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, raporton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim
22/10/2026 - 10:59

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës pasi i ka përfunduar koha e paraparë për fjalim. Ajo ka kërkuar që t’i...

Më shumëDetails

​LDK-ja pret sqarime për ligjin për Specialen: Apeli mbetet beteja kryesore

​LDK-ja pret sqarime për ligjin për Specialen: Apeli mbetet beteja kryesore
22/10/2026 - 10:54

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka informacion zyrtar për kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Jehona Lushaku – Sadriu, kryetare e GP të LDK-së thotë se qëndrimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë