Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se kthimi i ndryshim-ligjit për Specialen është “thikë pas shpine”.
Ai tha se ishte thikë pas shpine edhe ndaj procesit në Hagë, por edhe ndaj AAK-së që mbështeti pa kushte këtë ligj.
“Ne e kemi marrë me shqetësim këtë lojë apo tepër të gabueshme, politikisht është pa sens, institucionalisht e ligjërisht është gabim dhe komëbëtarisht është goditje turpëruese e gjithë përpjekjes politike, institucionale dhe shoqërore që Kuvendi të mbështetë ish-krerët e UÇK-së”.
“Kjo çka ka ndodh është thikë pas shpine, edhe ndaj procesit në Hagë edhe ndaj mesazhit kombëtar që e japim. Edhe ndaj mbështetjes sonë është thikë pas shpine”, ka thënë ai.

















