Avni Bytyçi, ish-këshilltari i Kadri Veselit, ka mohuar raportimet se ai bashkë me avokatin Faton Fetahun, kanë ndikuar deri në zhvillimet e sotme për ndryshim-ligjin e Speciales.
Sipas raportimeve, kjo me “bekimin” e Uran Ismailit, si një “betejë e brendshme” me Përparim Grudën.
Por Bytyçi duke reaguar ndaj një shkrimi në Nacionale ka mohuar këtë duke thënë se të dytë i ka miq.
Bytyçi ka thënë se “i vjen keq keq për Hashimin dhe Kadrinë, që në momentet më të vështira të jetës së tyre, partia e tyre i ka vendosur në peshoren e interesave të ngushta politike”.
“Keq për PDK-në që, në këtë fazë kritike në Hagë, ta shndërrojë betejën e brendshme në një betejë të ndyrë publike”, ka thënë ai.














