Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj, i vendosur: Kemi “Jo” të fuqishme ndaj 50 eurove të Kurtit

13/09/2022 - 23:39
në Kryesore, Lajme
A A
Jasharaj, i vendosur: Kemi “Jo” të fuqishme ndaj 50 eurove të Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se sindikalistët janë të gatshëm për të vazhduar dialogun me qeverinë për t’i dhënë fund grevës në arsim, por ka kërkuar që kërkesa e tyre të trajtohet me seriozitet dhe jo me kërcënime e linçime.

Në një intervistë në “RTK Prime”, Jasharaj ka folur për takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti, si dhe për mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje.

Duke folur për ftesën që Kurti i bëri sot atyre për të qenë pjesë e konsultimeve për Ligjin e Pagave, Jasharaj tha se SBASHK-u tash e 9 muaj ka bërë kërkesë që të jetë pjesë e Ligjit të ri për Paga.

“Sepse kur ligji finalizohet ne nuk është mirë që të jemi pjesë e debatit publik si palë sepse përfaqësojmë dikë dhe ne i kemi paraqitur kërkesat tona përmes Ministrisë së Arsimit dhe duam të bindemi a janë përfillur kërkesat tona të argumentuara për secilin koeficientë veç e veç, e jo të jemi në cilësinë e publikut dhe të japim komente, kur dihet se komentet nuk janë obligative për palën tjetër”, ka theksuar Jasharaj në RTK.

Ai ka thënë se nuk i kanë parë koeficientët, përveç asaj që është përmendur nga vetë qeveritarët se vlera e koeficientit do të jetë 120, edhe pse sipas tij as ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë një gjë të tillë në takime.

“Tash është një kohë kur vërejtjet tona nuk është e sigurt se do të përfshihen, sepse atje po thuhet se palët në debatin publik kanë të drejtë të japin komente. Por ne kemi përvoja se shumë nga kërkesat dhe vërejtjet që jepen në debatet publike nuk përfillen”, ka shtuar kreu i SBASHK-ut.

Ai ka thënë se është e vërtet ajo që kryeministrin Kurti e ka lutur si vëlla për ta gjetur një zgjidhje, teksa ka thënë se do ta mbajë fjalën për ta pyetur anëtarësinë.

“Në momentin kur kam dalë nga takimi më kanë pyetur a ka ndryshuar diçka, unë kam thënë jo jemi në grevë. Por, ne sonte do të debatojmë online me kryetarët e Komiteteve komunale dhe të universitete. Është e vërtetë që e kam lutur si vëlla dhe si kryeministër, që të flasim pa hile dhe e kam lutur bëje një lëvizje që ta nxjerrim sistemin arsimor nga greva”, ka nënvizuar Jasharaj.

Ai ka thënë se si SBASHK janë të angazhuar që të kenë arritje në dialog dhe që të tejkalohet kjo situatë.

“Qeveria Kurti nuk e bëri pakon 50 euro duke u bazuar në kërkesat tona sepse nuk na ka pyetur fare. Ai ka dalë me Pakot e Mbështetjes si zakonisht, për çka ne e përgëzojmë sepse edhe të tjerët kanë nevojë sikurse ne. Ne, pakon 50 euro e prezantuam para anëtarësisë dhe ajo i tha jo. Ne shkuam dhe i thamë nëse 100 euro është problem, na thuaj a ka ndonjë mundësi tjetër. Jemi të sigurt se Qeveria po të dëshiroj mund ta mbulojë këtë 100 euro sepse 50 euro veçse janë. Pra është fjala edhe për një 50 euro tjetër. Por, prapë jemi të gatshëm për të dialoguar”, është shprehur Jasharaj.

Ai e ka lënë të hapur mundësinë që të pranojnë një ofertë me të vogël se 100 euro nga qeveria, por ka thënë se për këtë çështje nuk mund të flasë ai, por anëtarësia.

“Nëse Kurti do të na thoshte ‘po kam vullnet për të lëvizur nga ky 50 euroshi për hir të situatës’, ne do të bisedonim me anëtarësinë. Por, tani e kemi një përgjigje të fuqishme ‘Jo’ karshi 50 eurove”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se greva do të vazhdojë, teksa përgjegjëse për situatën e krijuar e ka lënë Qeverinë. Jasharaj ka thënë se e ka marrë një detyrë për ta dëgjuar anëtarësinë prej 25 mijë vetash, e jo ata për ta dëgjuar atë. Madje, ka thënë se sikur ta kishte këtë forcë që do ta dëgjonte gjithë kjo masë, ai nuk do të qëndronte kryetar i Sindikatës, por do të kandidohej për deputet.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë