Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se, pas kthimit në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja Justina Shiroka-Pula, Kuvendi i Kosovës i ka dy mundësi procedurale për të vazhduar me këtë çështje.
Rrustemi ka deklaruar se ligji mund të rivotohet në lexim të parë, me shumicën prej 61 votash, ose procedura të nisë nga fillimi.
“Në kuptim procedural, Kuvendi aktualisht i ka dy opsione: ose ta rivotojë në lexim të parë, me shumicën prej 61 votash, ose ta kthejë procedurën në pikën fillestare. Shpresoj që sponsorizuesit ta nisin sa më parë dhe ta kalojmë sa më shpejt në Kuvend”, ka deklaruar Rrustemi.
Ai ka thënë se nuk ka pasur ndryshim të qëndrimit të tyre lidhur me këtë çështje, duke theksuar se kanë qenë përkrahës edhe më herët.
“Nuk kemi bërë ndryshime, por qëndrimi ynë ka qenë përkrahës edhe në të kaluarën”, ka thënë Rrustemi.















