Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova ishte një nga temat e diskutimit në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku u fol për surprizat e mundshme dhe emrat që po përfliten për t’u bërë pjesë e formatit.
Gjatë diskutimit, Lela Seferi, Ledina Kajtazi, Qëndresa Demaj dhe Lena Berisha ndanë mendimet e tyre për edicionin e ri dhe interesimin e publikut për banorët që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Lela Seferi, e cila ka qenë pjesë e këtij formati, tregoi se po e pret me padurim edicionin e ri.
Ndërkohë, mbetet të shihet se cilat do të jenë risitë dhe surprizat që do ta karakterizojnë edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova.















