VIDEO- Serbia voton mes dhunës, të maskuarit sulmojnë të rinjtë pranë qendrës së votimit

Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë, në afërsi të Shkollës Bujqësore.

Sipas raportimeve, të rinjtë u sulmuan në rrugën pranë shkollës, ku ishte vendosur qendra e votimit, nga disa burra të veshur me të zeza, me kapuçë dhe maska në fytyrë.