Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erion Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!

25/10/2026 - 16:26
në Lajme
A A
“E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erion Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar publikisht duke përgënjeshtruar pretendimet se shteti shqiptar ka mundësuar dërgimin e tij në Itali për trajtim të specializuar.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar se transferimi i të riut drejt Italisë është bërë falë përpjekjeve dhe mbështetjes financiare të familjarëve, miqve dhe personave që u kanë ardhur në ndihmë.

Reagimi vjen pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte dhënë udhëzime për mbulimin e shpenzimeve të ndërhyrjeve mjekësore të 28-vjeçarit.

Motra e Vishkullit i ka bërë thirrje mediave të mos publikojnë informacione të pavërteta dhe të mos e përdorin rastin e vëllait të saj për propagandë politike.

“Ju falënderojmë të gjithëve që jeni interesuar dhe shqetësuar për shëndetin e vëllait tonë, por duam që në këto momente të qëndrojmë larg pjesës politike”, shkruan ajo.

Duke falënderuar personat që ndihmuan për sigurimin e trajtimit në Itali, ajo akuzon kryeministrin se po përpiqet të dalë protagonist i ngjarjes.

“Falënderojmë personat që morën iniciativën për një ndërhyrje më të specializuar në Itali. Dhe u bëj thirrje portaleve: Mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda të Ramës, për të dalë protagonist i ngjarjes vetë dhe për ta kthyer çështjen në politike, duke deklaruar që ka dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve”, shkruan motra e të riut.

Ajo thekson se shteti nuk ka qenë ai që ka organizuar dhe financuar dërgimin e Erjonit jashtë vendit.

“STOP FAKE NEWS! E kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes tonë dhe JO SHTETI. Shpërndani lajme të sakta”, shprehet ajo.

Në fund të mesazhit, motra e 28-vjeçarit ka ndarë edhe disa fjalë prekëse për vëllain e saj, i cili po përballet me pasojat e plagosjes së rëndë.

“Të duam pa fund, ERJON! Kthehu në shtëpi shëndoshë e mirë, duke buzëqeshur, t’ia gëzojmë zemrën mamit dhe babit”, përfundon reagimi./BalkanWeb

JU REKOMANDOJMË

Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë

Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë
25/10/2026 - 18:20

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Ligji për Specialen është i punuar mirë.Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se presidentja Justina Shiroka Pula...

Më shumëDetails

“Shqipëria e shqiptarëve”/ U dërgua në Itali për trajtim pasi u plagos me plumb gome në sy, reagon Erjon Vishkulli

“Shqipëria e shqiptarëve”/ U dërgua në Itali për trajtim pasi u plagos me plumb gome në sy, reagon Erjon Vishkulli
25/10/2026 - 17:52

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar nga Italia, ku ka mbërritur për trajtim të...

Më shumëDetails

“Vuçiq pranë rënies, mund të nxis kaos”, Zëvendësi i dikurshëm i Gjingjiq për gazetën kroate: Mund të themi se i erdhi fundi

“Vuçiq pranë rënies, mund të nxis kaos”, Zëvendësi i dikurshëm i Gjingjiq për gazetën kroate: Mund të themi se i erdhi fundi
25/10/2026 - 17:43

“Ka arsye të thuhet se ai tashmë ka marrë fund”, thotë për gazetën kroate Jutarnji list, Zharko Koraq, dikur zëvendëskryeministër në qeverinë e Zoran Gjingjiqit. Nga ajo që...

Më shumëDetails

Musliu nderon heroin e UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani: Heronjtë tanë mbeten të gjallë në kujtesën dhe zemrat tona

Musliu nderon heroin e UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani: Heronjtë tanë mbeten të gjallë në kujtesën dhe zemrat tona
25/10/2026 - 17:37

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar heroit të kombit, Abedin Rexha – Sandokani, e cila u mbajt në Zvicër.   Sandokanit ishte...

Më shumëDetails

Orët e fundit të zgjedhjeve në Serbi, Kurti del me një mesazh për shqiptarët atje

Orët e fundit të zgjedhjeve në Serbi, Kurti del me një mesazh për shqiptarët atje
25/10/2026 - 17:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ende nuk kanë votuar, të dalin në zgjedhje dhe të...

Më shumëDetails

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale

Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale
25/10/2026 - 17:01

Një kosovar është arrestuar në Izmir të Turqisë. Sipas Ministrisë së Brendshme turke, bëhet fjalë për fjalë për Valmir Berishën. shtetas kosovar i cili kërkohej ndërkombëtarisht nga Gjermania,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë