Edhe një grua u shua nga jeta shkak i dhunës në familje në Kosovë. Arlinda Zeka u privua mizorisht nga jeta në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Katër ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj kishte kërkuar ndërhyrje urgjente të institucioneve të drejtësisë, duke ngritur pretendime për dështime të zyrtarëve përgjegjës në trajtimin e rasteve të saj.
Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli që vjen poashtu nga Komuna e Pejës ka dështuar ta mbronte Arlinda Zekajn derisa kjo e fundit kishte kërkuar ndihmë disa ditë më parë nga organet e drejtësisë, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Disa ditë më parë koordinatori Qavolli kishte takuar Sabine Dwinger, udhëheqëse tematike për dhunën në baza gjinore në kuadër të Njësisë së Monitorimit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ku gjatë takimit kishte thënë se prioritetet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përkushtimin e sistemit prokurorial për trajtimin me seriozitet dhe prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe të dhunës në baza gjinore.
Derisa Qavolli i jepte lavdata trajtimit të këtyre rasteve, ai dështoj të parandaloj një rast kaq tragjik që ndodhi në Pejë, prej nga ai vjen.
Rasti i Arlinda Zekajt është një alarm tragjik për sistemin e drejtësisë në Kosovë, Zekaj kishte kërkuar ndihmë dhe kishte ngritur shqetësime për trajtimin e rasteve të saj. Megjithatë, përfundoi e vrarë./Veriu.info


















