Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

14/09/2022 - 15:54
në Kryesore, Lajme
A A
Albin Kurti në ditën e fundit të vitit në rolin e “babadimrit”: Ndan 10 milionë për ndërmarrjet publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar dymbëdhjetë projektligje, tri nisma për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe trembëdhjetë vendime tjera.

Më poshtë shihni vendimet që u morën në mbledhjen e sotme:

“Është miratuar Projektligji për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë, që përcakton themelimin, organizimin, funksionimin dhe përcaktimin e kompetencave të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili do të funksionojë si Agjenci në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Me qëllim të themelimit të parimeve bazë, standardeve minimale të sigurisë si dhe një sistemi unik për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, u miratua Projektligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Me këtë ligj themelohet Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe përcaktohet misioni, organizimi, funksionimi, detyrat dhe përgjegjësitë e saj.

Në drejtim të reformave të sistemit prokurorial u miratua projektligji për Prokurorinë Speciale dhe ai për Prokurorin e Shtetit.

U miratua Projektligji për Sigurinë Kibernetike, që përcakton parimet e sigurisë kibernetike, institucionet që zhvillojnë dhe zbatojnë politikën e sigurisë kibernetike, përgjegjësitë e autoriteteve në fushën e sigurisë kibernetike, detyrat e subjekteve të sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës si dhe themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike.

Qeveria miratoi edhe projektligjin për Tubimet Publike, atë për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.

Miratimin e qeverisë e morën edhe dy Projektligje për ratifikim të marrëveshjeve në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis”, Programi i Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Fushën e Tatimit, si dhe për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat”, Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e doganave.

U miratuan dy projektligje, ai për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe ai për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2021.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania për Menaxhimin e Deponive, Sh. A.

Me vendim të miratuar në mbledhje është themeluar Komisioni për Ankesa për të Huajt, si dhe Autoriteti Qeveritar për Migrim.

Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi me qëllim të ndërtimit e koordinimit më të mirë të politikave, dhe avancimit të shërbimeve.

Është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Masa 4.1 – Mbështetja e shëndetësisë, për pagat e specializantëve të rregullt dhe të atyre me vetëfinancim në periudhën shtator-dhjetor 2022.

Qeveria ka miratuar vendimin për shfuqizimin e vendimit për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe ri eksportit të produkteve themelore agro-ushqimore të datës 13 prill 2022. Bazuar në vlerësimin se ka përmirësim të situatës në furnizim me produktet esenciale ushqimore dhe të furnizimit me lëndën e parë në tregun e vendor, Qeveria miratoi këtë vendim për të evituar humbjet e bizneseve prodhuese në Kosovë.

Me qëllim të sigurimit të mjeteve për realizim të pesë projekteve kapitale në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarëve të komunave të Rahovecit, Lipjanit, Junikut, Suharekës dhe Mamushës, qeveria ka miratuar vendimin për rialokim të mjeteve financiare në MAPL.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për transfer të mjeteve në shumë prej 1.539.814 (një milion e pesëqind e tridhjetë e nëntë mije e tetëqind e katërmbëdhjetë) euro për projektin e Objektit të Teatrit dhe Operës si dhe mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Është miratuar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 17/92 të datës 10 gusht 2022, me të cilin plotësohet pozita e kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Infrakos”, pas dorëheqjes së ish-kryesuesit të këtij bordi.

Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar, me qëllim të harmonizimit me legjislacionin evropian, vendimin për zbatimin nga Republika e Kosovës të Pakos së 6 të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë.

Është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në vlerë prej 18 milionë eurove për zbatim të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, në kuadër të masës 2.5 – Ringjallja e fshatit përmes bujqësisë dhe agro-turizmit.

Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe Programi për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative 2022-2027 dhe Plani i veprimit 2022-2024. Zbatimi i këtij programi dhe plani do të ulë koston dhe do të rrisë efikasitetin e subjekteve juridike, qytetarëve dhe bizneseve në Republikën e Kosovës.

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, janë miratuar edhe masat obliguese për sektorin publik për kursimin e energjisë elektrike, që përfshinë 20 masa të ndryshme të cilat do të ndikojnë në përballimin e krizës energjetike.

Kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare:

– Nisma për lidhjen Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për Njohjen Reciproke të Patentë Shoferëve;

– Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Programi i Evropës Dixhitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe

– Nisma për negocimin e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë