Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 07:35, nga një grua kosovare, e cila ka njoftuar se e kishte gjetur të vdekur vëllain e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

















