Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Miliona” e Salih Imerit u zbulua duke ofruar radiologji stomatologjike pa licencë, Inspektorati ia ndaloi shërbimin (Dokument/foto)

27/10/2026 - 16:02
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Miliona” e Salih Imerit u zbulua duke ofruar radiologji stomatologjike pa licencë, Inspektorati ia ndaloi shërbimin (Dokument/foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë shpeshherë në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara, gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Në kuadër të hulumtimit për institucionet private shëndetësore që janë gjetur duke kryer shkelje të Ligjit për Shëndetësi, Veriu.info ka siguruar dokumentacion zyrtar që tregon se në Poliklinikën “Miliona” Sh.P.K. në Prishtinë janë hasur parregullsi nga inspektorët shëndetësorë, të cilat nuk janë evituar nga themeluesi Salih Imeri edhe pas ri-inspektimit.

Veriu.info ka siguruar një raport të ri-inspektimit që mban datën 17 qershor 2026, të hartuar për ri-inspektimin në “Miliona” Sh.P.K. të kryer më 9 qershor 2026, i cili ishte kryer për të verifikuar plotësimin e rekomandimeve të dhëna në lidhje me inspektimin paraprak të realizuar më 24 shkurt 2026.

Në raport thuhet se me 24 shkurt poliklinikës i ishin dhënë dy rekomandime: Lajmërimi i shërbimit të laserit në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Licencimi i Kabinetit të Radiologjisë Stomatologjike.

Mirëpo, përkundër kërkesës së Inspektoratit Shëndetësor, Poliklinika “Miliona” e Salih Imeri kishte sfiduar organet shtetërore, duke mos e licencuar Kabinetin e Radiologjisë Stomatologjike.

Përkundër moslicencimit, inspektorët kanë gjetur dëshmi se Poliklinika “Miliona” kishte shërbime të radiologjisë stomatologjike. Këto dëshmi ishin gjetur në protokollin e pacientëve dhe në sistemin kompjuterik të radiologjisë.

Në procesverbalin e këtij ri-inspektimi që ka siguruar Veriu.info, te rubrika e vendimeve të marra shkruan: “Ndalohet ofrimi i shërbimeve të radiologjisë derisa të licencohet si njësi në sistemin DLA (Divizioni për Licencim dhe Akreditim i Ministrisë së Shëndetësisë)”.

Veriu.info ka siguruar edhe deklaratën me shkrim të dhënë nga Salih Imeri, themelues i “Miliona”, ku ai deklaron se për këtë shërbim të palicencuar ka aplikuar dhe nuk ka marrë përgjigje.

Por ai nuk jep asnjë shpjegim pse ka ofruar shërbime të palicencuara, sepse mosmarrja e një përgjigje institucionale, nuk i jep askujt të drejtën të ofrojë shërbime të palicencuara.

LEXONI EDHE:

Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

 

Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

Tags: MilionaPoliklinikaSalih Imeri

JU REKOMANDOJMË

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”
27/10/2026 - 22:59

Zhvillime të reja kanë ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, krim që tronditi opinionin publik më 25...

Më shumëDetails

Po punonte për asfaltimin e rrugës, humb jetën 20-vjeçari R.A.

Po punonte për asfaltimin e rrugës, humb jetën 20-vjeçari R.A.
27/10/2026 - 22:50

jë i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini, 20 vjeç, banues në Trevi, u përfshi...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së: Asnjë arrestim i zyrtarëve përgjegjës, asnjë dorëheqje – Shihemi nesër në protesta!

LDK: Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike
27/10/2026 - 22:32

Ermal Sadiku, deputet i LDK, ka reaguar 48 orë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale dhe dorëheqjeve nga zyrtarët përgjegjës. Përmes një postimi,...

Më shumëDetails

Raportohet se Albert Sylaj ka komunikuar me policinë – ja se si i kërcënoi

Raportohet se Albert Sylaj ka komunikuar me policinë – ja se si i kërcënoi
27/10/2026 - 22:13

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë gjatë komunikimit me ta, duke refuzuar të dorëzohet. Informacionin...

Më shumëDetails

Enver Hasani i prerë: Ligji për Gjykatën Speciale nuk mund të ndryshohet dhe të plotësohet

Enver Hasani i prerë: Ligji për Gjykatën Speciale nuk mund të ndryshohet dhe të plotësohet
27/10/2026 - 22:01

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Speciale nuk mund të ndryshohet dhe as të plotësohet. “Pajtohem me Albulena Haxhiun që thotë se...

Më shumëDetails

Krasniqi: Letra lapidare e Arlinda Zekajt duhet të vendoset në çdo institucion të Republikës, le të protestojmë jo veç nesër por çdo ditë para qeverisë

Krasniqi: Letra lapidare e Arlinda Zekajt duhet të vendoset në çdo institucion të Republikës, le të protestojmë jo veç nesër por çdo ditë para qeverisë
27/10/2026 - 21:43

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se letra lapidare e Arlinda Zekajr e cila sipas saj vizaton si kurrë më parë mjerimin institucional dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kryeprokurori i Shtetit nxjerrë tri vendime që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekajt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë